Buxheti, Bode: Shkurtime shpenzimesh në masën e 18.3 mld
TIRANE-Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin per sot rishikimin e buxhetit të shtetit ku sipas ndryshimeve të bërë shkurtimet parashikohen të kapin shifrën e 18.3 miliardë lekëve.
Ministri i Financave, Ritvan Bode ka deklaruar sot se buxheti duhet të rishqyrtohet dhe për këtë do të duhen 18.3 miliardë lekë ulje e shpenzimeve administrative.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ministri Bode duke dhënë shpjegime në lidhje me shkurtimet në buxhet, ka shtuar se megjithë ngadalësimin e pranuar rritjes ekonomike për shkak të situatës rajonale, normat e interesit janë të stabilizuara.
Bode theksoi se qeveria do të vijojë me rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërkohë që ka garantuar se borxhi publik nuk do të pësojë rritje.
Ministri tha se madje se këtë vit ka patur një ngadalësim të rritjes ekonomike dhe kjo për faj të situatës ekonomike në rajon.
(d.b/BalkanWeb)