E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës në ditën e dytë të grevës

Minatorët kanë marrë mbështetjen edhe të metalurgëve të Burrelit, të cilët i janë bashkëngjitur që në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, drejt qytetit të Bulqizës janë nisur edhe metalurgët e Elbasanit në mbështetje të kësaj proteste.

700 minatorët që nisën dje grevën e përgjithshme deklarojnë se do të vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kushteve të papërmbushura nga firma austriake ACR. Ndër kërkesat e minatorëve të Bulqizës janë: rritja e pagave, heqja e taksës së dyfishtë, përmirësimi i kushteve në punë, largimi i subjekteve të tjera të palicencuara nga territori i kësaj kompanie, si dhe ulja e moshës së pensionit.

Kreu i sindikatës së minatorëve, Taf Koleci, deklaroi dje se minatorët i janë drejtuar me një letër përfaqësuesve të firmës ACR, prej të cilës kërkojnë plotësimin e kushteve. Në rast se kushtet e tyre nuk plotësohen, atëherë ata paralajmërojnë se do të kalojnë në grevë urie.

Për zgjidhjen e situatës është kërkuar edhe ndërhyrja e Qeverisë, si dhe është tentuar të bëhen edhe negociata me firmën austriake ACR, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje nga ana e tyre. /Start/

                                                                                             2011-07-05 09:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›