E Diel, 1 Nëntor 2026

G99, Veliaj: Betejёn e 28 qershorit e fitojnё tё rinjtё

G99 ka zhvilluar një tur me studentët e Vlorës mbi prezantimin e strategjisë së punësimit. “ Nuk mund tё ketё njё Shqipёri tё jugut dhe njё tё veriut- tha Veliaj- duhet tё jetё njё Shqipёri ku tё gjithe tё rinjtё kanё shanse tё barabarta pёr sukses.” 

VLORE- G99 ka zhvilluar një tur me studentët e Vlorës mbi prezantimin e strategjisë së punësimit. Duke u pёrqendruar nё problematikёn e punёsimit rinor Veliaj tha se mbi 70% e tё punёsuarve rrёfejnё se e kanё gjetur punё nё sajё tё njohjeve personale dhe jo nё sajё tё meritave.
“ Nuk mund tё ketё njё Shqipёri tё jugut dhe njё tё veriut- tha Veliaj- duhet tё jetё njё Shqipёri ku tё gjithe tё rinjtё kanё shanse tё barabarta pёr sukses.”
Kreu i G99, Erjon Veliaj theksoi se beteja mes të vjetërve ustallarë dhe të rinjve, fitohet më 28 Qershor. “Kjo ёshtё njё betejё midis ustallarёve tё vjetёr tё tranzicionit dhe tё rinjve. Ne tё rinjtё jemi pa dyshim mё tё shumtё nё numёr por na duhet tё organizohemi. Kjo betejё nuk do tё jetё e lehtё por ne sё bashku mund tё bёjmё diferencёn,ёshtё koha tё tregojmё forcёn e rinisё”-tha Veliaj. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›