E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Batica”, arrestohen 4 zyrtarë të Bashkisë së Durrësit

U arrestuan ditën e sotme në Durrës, 4 zyrtarë të Bashkisë së këtij qyteti nën akuzën për korrupsion pasiv. Bashkë me ta u arrestua edhe sekseri, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime në kundër ligjit. 

DURRËS- Në bazë të një operacioni të koduar “Batica”, janë vënë në pranga 4 zyrtarë në bashkinë e qytetit të Durrësit nën akuzën për korrupsion pasiv si edhe një sekser.
Të arrestuarit janë, Rexhep Bulku, 50 vjeç, shef i Policisë Bashkiake, Bashkim Maloku, 37 vjeç, punonjës në Policinë Bashkiake, Lutfi Dervishi, 49 vjeç, inspektor në rajonin administrativ 4, Luan Shaba, 38 vjeç, administrator i rajonit administrativ nr. 4 të bashkisë si edhe Fetah Mataj, 27 vjeç, u arrestuan pas disa muaj hetimesh".
Fetah Mataj, i dënuar më parë për vjedhje, kryente rolin e sekserit, bëjnë të ditur burimet policore.
Në bashkëpunim me njeri tjetrin ata akuzohen të kenë kryer veprime që bien në kundërshtim me ligjin, urdhërat dhe vendimet e marra nga organet kompetente, në këmbim të parave që u kërkoheshin qytetareve.
Gjate kontrollit te ushtruar ne zyrat dhe banesat e te ndaluarve u sekuestruan dokumente që vërtetojnë veprimtarinë korruptive, të cilat do ti bashkëngjitën dosjes hetimore. (a.r/ata/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›