E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha inaguron nisjen e punimeve të aksit Belsh- Kuçovë

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë në inaugurimin e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Belsh- Kuçovë, në Belsh te Elbasanit. Duke radhitur arritjet e qeveris që ai drejton Berisha premtoi se do të financohet çdo projekt që lehtëson jetën. 

BELSH- Kryeministri Berisha ka marrë pjesë gjatë ditës së sotme në inaugurimin e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Belsh- Kuçovë në Blesh të Elbasanit. Duke radhitur arritjet e qeverisë që ai drejton kreu i ekzekutivit ka premtuar se do të financohet çdo projekt që lehtëson jetën. Në të njëjtën kohë kryeministri Berisha ka folur lidhur me viztën e disa ditëve më parë të homologut të tij grek në Shqipëri.

“Kryeministri i vendit mik, Greqisë, ku punojnë rreth 1 milionë shqiptarë erdhi për një vizitë miqësore në Shqipëri. Në mënyrën më të përsëritur ai shprehu mirënjohjen për punën dhe kontributin e tyre në Greqi dhe natyrisht unë, në emrin tuaj, shpreha mirënjohjen time më të thellë për punën dhe ndihmën e tyre për Shqipërinë. Por opozita vazhdoi të thoshte: Berisha i dha ujërat shqiptare. Këto ishin trillime primitive që edhe nxënësi i klasës së pestë, me kompas, është në gjendje të provojë se ato janë ndarë në bazë të ligjit dhe se nuk ka pasur asnjë milimetër devijim. Kjo është një gjë e turpshme”- u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e tij.

Gjatë vizitës së tij me banorë të Belshit Berisha ka deklaruar se në mandatin e tij të dytë qeverisës do të përfundojë asfaltimi i rrugëve, ndërkohë lidhur me alternativat që propozohen nga qeveria që ai drejton ka hequr një tjetër paralele me atë të opozitës.

“Ka një alternativë tjetër paralel me këtë; alternativa e fjalëve, mashtrimeve, gënjeshtrave, alternativë e cila përpiqet të nxijë gjithçka. Ne rrisim rrogat dhe pensionet, ata bërtasin varfëri, varfëri, ata përhapin lajme se ne nuk do të anëtarësohemi, organizojnë mitingje për të protestuar. Ne aplikojmë për vend kandidat në BE dhe për vizat, ata bërtasin përse aplikoni. Por, si mundemi të mos aplikojmë kur kjo është ëndërr e çdo shqiptari? Ne e kishim ëndërr të ishim anëtarë të NATO-s, ëndërr e kemi të jemi anëtarë të BE-së, ndaj ne do të vazhdojmë,pavarësisht se çfarë duan ata”- tha ndër të tjera kreu i ekzekutivit Berisha.

Gjatë vizitës së tij Berisha ka vënë theksin për të disatën herë në liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›