E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, ekzekutohet me armë zjarri një 45 vjeçar

Vrasje me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:45 minuta në lagjen numër 11 të qytetit bregdetar, ku viktimë ka mbetur 45 vjeçari Agush Hyzoti Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen. 

DURRËS- Një vrasje ka tronditur pasditen e sotme qytetin bregdetarë të Durrësit. Kështu është qëlluar me armë zjarri tip automatik një 45 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11, pranë gjykatës së këtij qyteti. Viktima është 45 vjeçari Agush Hyzoti.
Ndërkohë policia e këtij qyteti ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por ende mbeten të paqarta motivet e kësaj vrasjeje. Mësohet se 45 vjeçari është ekzekutuar pranë pallatit ku ai banonte. Policia po punon për zbardhjen e motiveve të kësaj vrasjeje si dhe autorët e saj. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›