E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë në Vlorë, qytetarët: Drejtësi për Skerdilajd Konomin

Qytetarët e Vlorës, kanë marshuar në një tubim paqësor, për ekzekutimin e gjyqtarit të Gjykatës së Vlorës, Skedilajd Konomi. “Bashkë kundër krimit”, ishte sllogani që ka shoqëruar protestën e familjarëve, miqve, kolegëve të gjyqtarit të vrarë në një atentat mafioz një javë më parë, ndërsa iu janë bashkuar edhe qytetarë të thjeshtë, për të kërkuar më shumë drejtësi dhe siguri në vend.

Tubimi i tyre, ka filluar që nga Sheshi i Flamurit, e deri në Skelë, ndërsa janë ndaluar edhe në bulevardin e qytetit, pikërisht aty ku ndodhi ngjarja. Ata kanë vendosur buqeta me lule, si dhe qëndruan një minutë heshtje në nder të Konomit. Të pranishmit, kanë përsëritur apelin e tyre, për zbardhjen e menjëherëshme të vrasjes së gjyqtarit, ndërsa autorët të dalin para drejtësisë.
 

Një javë më parë , më 9 shtator gjyqtari Skerdilajd Konomi u vra në një atentat mafioz me eksploziv, në qendër të qytetit të Vlorës. Pavarësisht se strukturat më të larta të shtetit janë ngritur në këmbë për zbardhjen e asgjësimit të tij, hetimet ende po vazhdojnë pa asnjë të dhënë konkrete.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›