Korçë, përdhunohet një 22-vjeçare

Një tjetër rast përdhunimi është shfaqur sot në rrethin e Korçës. Këtë radhë një 22-vjeçare me inicialet S. B është përdhunuar në banesën e saj, nga një 25-vjeçar.
Ka qenë vajza dhe nëna e saj, të cilat kanë denoncuar këtë akt dhe më pas policia ka filluar hetimin e ngjarjes, e cila ka ndodhur në Komunën Lekas, të Korçës. Policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçarin, F. Z, i cili akuzohet për përdhunimin e 22-vjeçares.