E Shtunë, 31 Tetor 2026

Planeti me dy diej zbulimi mahnites i NASA-s

Ka vende ku dielli perëndon dy herë. Larg të qenit fantazia romatike e një romancieri best seller ky është zbulimi më i fundit i Nasas. Një planet që rrotullohet rreth dy diejve, i pari i këtij lloji është zbuluar nga teleskopi Kepleri bëri të ditur agjencia hapësinore amerikane. Planeti është mbiquajtur Kepler-16B, dhe mendohet të jetë një gjigand i pabanueshëm gazi të ftohtë, si Saturni. Objekti i sapozbuluar shtrihet rreth 200 vjet drite larg nga Toka. Ndonëse edhe në të kaluarën ka pasur dyshime mbi ekzistencën e planeteve të tillë ky është konfirmimi i parë të thonë shkencëtarët që fenomenin e përshkruajnë si 'Mahnitës".

Kur dita përfundon në Kepler-16B, ka një muzg të dyfishtë, thonë ata. Dy diejt janë më të vegjël se sa dielli që ndricon Tokën e temperatura në sipërfaqe të planetit vlerësohet të variojë nga -73 to-101C. Viti aty ka 229 ditë po aq sa në planetin portokalli të sistemit tonë diellor në mars. Teleskopi Kepler filloi rrugëtimin e tij në 2009 e përkap sinjalet e yjeve drita e të cilëve shuhet në mënyrë periodike cka nënkupton se ka planete që rrotullohen rreth tyre.

Delina Bitraku

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›