E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inauguron një rrugë në Fier: Pushtetin opozitar e ka mbuluar errësira

FIER - Kryeministri Berisha inauguroi sot përfundimin e rikonstruksionit të rrugës Meto Asim-Kafaraj, në qarkun e Fierit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e përurimit, kryeministri sulmoi opozitën, që sipas tij mohon investimet evidente të qeverisë në këto 8 vite. Sipas kryeministrit Berisha, qeveria prezanton Shqipërinë reale, ndërsa opozita Shqipërinë e gënjeshtërt.

“Pushtetin opozitar e ka mbuluar errësira, po mohon çdo investim në këto 8 vite.”- u shpreh kryeministri. 

Kryeministri Berisha theksoi se prioritet për qeverinë është zhvillimi i Shqipërisë rurale. Ai premtoi gjithashtu asfaltimin e të gjitha rrugëve brenda dy viteve të mandatit të ardhshëm qeverisës.

“Sot pas 8 vitesh kemi ndërtuar mijëra km rrugë ndërsa 60 % e investimeve ka shkuar për Shqipërinë rurale. Kemi asfaltuar 8000 km rrugë dhe brenda dy viteve të para të mandatit të ardhshëm përfundojmë të gjitha rrugët. Ne sot inaugurojmë rindërtimin e plotë të rrugës Meto Asim-Kafaraj në komunën Frakull, rrugë që lidh këtë komunë me superstradën Levan-Damës dhe ka një gjatësi 8.4 km ndërsa vlera e saj 235 mln lekë të reja” - u shpreh kryeministri.

Rruga, me gjatësi 8.5 kilometra, është financim i qeverisë shqiptare, BERZH dhe BEI, me vlerë 238 milionë lekë. Kjo rrugë lidh 5 fshatra të komunave Frakull dhe Levan me njëra-tjetrën, por edhe me luginën e Vjosës dhe autostradën Levan-Tepelenë. Segmenti i ri rrugor Meto Asim-Kafaraj është i pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›