E Diel, 1 Nëntor 2026

PS jep alarmin për krimin,Tahiri: Në 3 muaj 158 të vrarë

Vetëm gjatë 3 muajve të fundit kanë humbur jetën 158 qytetarë dhe janë plagosur rëndë 220 të tjerë. Me këtë bilanc te krimit, Partia Socialiste përmes deputetit, Sajmir Tahiri, ka denoncuar situatën e rëndë të rendit në vend. Sipas tij shkak i gjithë kësaj situate është keqeverisja dhe kapja e institucioneve të shtetit.

“Shqiptarët vriten dhe aksidentohen në vend. Shifrat janë makabre, gjatë 3 muajve të fundit 158 qytetarë kanë humbur jetën në vrasje dhe aksidente , 220 qytetarë janë plagosur dhe gjymtuar. Në Shqipëri kanë humbur jetën dhe plagosur më shumë shtetas se në cdo vend të rajonit.
 

Kemi kriminelë që duhet të ishin në burg dhe gjenden të lirë. Policia është kthyer në agjenci mortore, në militantë të shefave partiakë. Arsyeja e vërtetë e kësaj masakre është keqqeverisja e Sali Berishës, varfëria po vret, konflikti për pronën po merr jetë” tha ai.

Në këtë kuadër Tahiri i ka cilësuar paketën e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese si një hap i
Me datën 6 shtator Këshilli i legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve pritet të marrin në shqyrtim nismen e opozitës për ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me emërimet e gjyqtarëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›