Atentati në Shkodër, pas të atitit vdes dhe i biri

Jurgen Marku, 22 vjeç, bashkë me babanë e tij 46 vjeç, Frederik Marku, u bënë shënjestra të një atentati dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës, pranë spitalit.
Frederik Marku mbeti i vrarë në vend, kurse djali i tij edhe pse në fillim u raportuar i vrarë, dha shenja jete në spital, por paraditen e së shtunës, sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës nuk mundi të shpëtojë.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar një 25-vjeçar, Leonard Nikën, i akuzuar si një nga autorët e krimit me dy viktima, ndërkohë që janë në kërkim persona të tjerë.
Por një tjetër ngjarje kriminale ka pasuar atë të parën. Autorë të paidentifikuar kanë djegur shtëpinë alpine në Theth të viktimave. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit të rënë në banesën e Frederik Markut, të cilën e ka ndërtuar këtë vit në tokën e bashkëshortes së tij e cila është nga kjo zonë turistike
Kjo ngjarje e komplikuar e ka bërë policinë të hetojë në dy versione.Së pari dyshohet që kjo mund të jetë vazhdim i hakmarrjes së autorëve të cilët edhe kanë bërë vrasjen, sikurse dyshohet që mund të jetë edhe akt kriminal, nga vendasit të cilët sipas zakonit nuk kanë dëshiruar që tokat e tyre të mos u shiten tek personat që nuk kanë lindur aty./Start/
2012-09-01 13:28