E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inauguron rrugën që lidh Kukësin me Peshkopinë - kryetari socialist i komunës Kala e Dodës vlerëson angazhimin e qeverisë

31-05-2013 / Gazeta 55

“Po të mos kishte qenë në vëmendjen e kryeministrit, rruga nuk do të ishte bërë asnjëherë”

Në Kala të Dodës kryeministri Sali Berisha mori pjesë në inaugurimin e rrugës që lidh Kukësin me Peshkopinë, pjesë e Unazës Lindore. Kryetari socialist i komunës tha se po të mos kishte qenë në vëmendjen e kryeministrit, rruga nuk do të ishte bërë asnjëherë.
Pas inaugurimit Berisha u takua nga afër me banorët e Peshkopisë gjatë një shëtitjeje që në bulevardin e qytetit.
10 komuna të rretheve Kukës dhe Peshkopi lidhen përmes rrugës së re. Janë 40 mijë banorë që përfitojnë prej saj në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Kryetari i komunës është socialist, por vlerësimet për rrugën nuk i kurseu.
Në kuadër të Unazës Lindore të Shqipërisë, plotësohen me këtë rrugë rreth 95 km në Tropojë,  Kukës, Dibër, Elbasan, Librazhd.
Edhe një tjetër herë kryeministri u bëri thirrje banorëve ë votojnë 44-ën dhe t’i japin Partisë Demokratike 5 deputetë në këtë qark. Një kontakt të drejtpërdrejtë më banorët e Peshkopisë Kryeministri e pati edhe në bulevardin e qytetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›