E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha injoron paketen e PS-se


I sapokthyer nga Shtetet e Bashkuara, kryeministri Sali Berisha nuk mbajti ndonjë qëndrim të qartë rreth paketës me 10 kërkesa të opozites, në këmbim të së cilës Partia Socialiste do të bashkëpunonte me mazhorancën për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian.

Ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ku foli gjate per takimet ne New York, kryeministri Berisha u ndal fare shkurt vetem ne dy prej kerkesave te opozites, reformen zgjedhore dhe ndryshimin e rregullores se parlamentit.

“Jam i bindur se do te kete progres ne reformen zgjedhore. Mazhoranca ka qene dhe mbetet e hapur per te bashkepunuar me opoziten dhe per te zbatuar te gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR. Sa i perket rregullave te parlamentit Ndonese rregullorja e ketij parlamenti eshte ne standardet me te larta demokratike, jemi te hapur per ta konfrontuar ate nen per nen me rregulloren e Parlamentit Europian dhe rregulloret e cdo vendi demokratik

Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise me duhet te garantoj cdo shqiptar se, ndonese rregullorja e ketij parlamenti eshte ne standardet me te larta demokratike, jemi te hapur per ta konfrontuar ate nen per nen me rregulloren e Parlamentit Europian dhe rregulloret e cdo vendi demokratik. Uroj dhe shpresoj qe nga keto standarde te udhehiqet edhe opozita ne parlamentin e vendit”, tha Berisha.
 
Permendja nga kryeministri Berisha e vetem ketyre dy pikave dhe jo e te tjerave, ku kreu i opozites kerkoi zgjedhjen me konsensus te disa institucioneve apo ngritjen e nje tryeze per rishikimin e kushtetutes, le te kuptohet se 'paketa Rama', keshtu sic eshte, mund te mos pranohet nga mazhoranca.   

Berisha fajëson opozitën

Disa dite me pare kryeministri Sali Berisha ka fajësuar opozitën për prapambetjen e Shqipërisë në proceset e integrimit evropian.

Berisha është shprehur se bllokimi i këtij procesi ka ardhur si pasojë e politikave bllokuese të opozitës.

“Brukseli ka bërë punën e tij, bllokimi është në Tiranë. Nëse është pritur deri në ditën e fundit për të mos votuar ligjet për reformat, kjo ka pasur qëllimin e vetëm për të bllokuar këtë proces”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, nëse kërkohet që të nisë puna për reformën zgjedhore, kjo nuk është cështje e Brukselit, por e Tiranës.

“Është cështje e atyre që kanë zgjedhur bllokimin e një procesi që kërkon ligje me 3/5. Opozita është e njohur për bllokimet e saj, që i ka bërë edhe për vizat, por nuk ia arriti pasi vizat nuk kërkonin ligje”, ka pohuar Berisha.

Megjithatë, kryeministri është shprehur optimist për nisjen e një kapitulli të ri, gjatë të cilit të implementohen reformat, në vecanti ajo zgjedhore, sipas rekomandimeve ndërkombëtare.

 

Reformat
Topalli: Jo ndryshimit të Kushtetutës
"Presidenti", Patozi: Do zgjidhet sipas Kushtetutës
Berisha: Mirëpresim propozimet e opozitës

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika KQZ, 'ok' djegies së fletëve të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me unanimitet me 7 vota pro dhe asnjë kundër, djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 8 majit. “Integrimi në BE, hapa mbrapa”
I ftuar në emisionin e mëngjesit "Wake Up" në Top Channel ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës Karsten Ankjaer Jensen ka shpalosur pikëpamjet e tij, për procesin e integrimit duke deklaruar se dera e BE-së për Shqipërinë është e mbyllur nga mosrealizimi reformave integruese Trimëria jonë e gënjeshtërt
Monika Shoshori Stafa - Kureshtja e shqiptarëve mbaroi bashkë me mbarimin e dosjeve të hapura prej australianit të çuditshëm, shpeshherë të mbuluar me teori konspiracioni, Julian Paul Assange, gazetar, publicist, programues programesh. Një ditë, njerëzit u zgjuan të trishtuar se shtypi i ditës nuk kishte më ushqim të freskët për ta: dosjet u mbaruan, thashetheme nuk ka më.
Varfëria e të pasurve të Shqipërisë
Adri Nurellari -  Një ndër arsyet pse gjërat nuk shkojnë mirë në Shqipëri është papërgjegjshmëria ndaj komunitetit dhe kombit që kanë përfaqësuesit e elitës së vendit, pra atyre që kontrollojnë ekonominë dhe politikën dhe që kanë në dorë levat që mund të sjellin përmirësimin. LSI : PS të votojë ligjet në Kuvend
Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ka hedhur poshtë paketën me 10 propozime të Edi Ramës për një bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës për integrimin e vendit.

Lajmet kryesore

“Integrimi në BE, hapa mbrapa”
Ambasadori danez: Politikanet nuk punojnë, dera është e mbyllur
Vret të fejuarën shtatzënë dhe më pas veten
Administrata niset me pushime
Vjedhja në QSUT, burg pa afat dy personave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›