E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata niset me pushime


Qeveria ka nisur t’u marrë mbrapsht me detyrim të gjtha paratë që ishin dhënë për ata nëpunës që nuk nuk bënë lejen vjetore, vitin e kaluar,  por qëndruan në punë në këmbim të pagës mujore.

Ky veprim i qeverisë është parashikuar në vendimin që ajo ka marrë në korrik të këtij viti. Pavarësisht se pagesat në fjalë i përkasin lejeve të vitit 2010, buxhetorët po detyrohen t'i kthejnë pagesat dhe në këmbim do të kompensohen me leje shtesë gjatë këtij viti.

Nëpër ministri apo institucione të tjera, punonjësve pagesat po u mbahen me këste nga rroga e tyre mujore, deri në kthimin e plotë të tyre. Praktika e konvertimit të lejeve në punë me pagesë në administratën publike ekziston që nga viti 2002 në bazë të një vendimi të atëhershëm të ish-qeverisë socialiste.  Prej gati dhjetë vjetësh punonjësit e administratës nëse u kërkohej nga titullarët e institucioneve ose në dakordësi me ta mund të konvertonin ditët e ligjshme të pushimit në ditë pune kundrejt pagesës respektive shtesë. Në disa raste kjo kërkohej nga vetë punonjësit, ndërsa në raste të tjera ishin titullarët që i mbanin ata në punë. Të gjithë ata që e ndoqën atë edhe vitin e kaluar tani po kthejnë lekët mbrapsht.

Vendimi i qeverisë, që detyron punonjësit të kthejnë lekët e pushimeve vjetore të pakryera vitin e kaluar dhe kompesimin e tyre me leje shtesë gjatë këtij viti bie ndesh me Kodin e Punës më saktësisht nenin 93 të tij. Në pikën 3 të këtij neni thihet se  leja vjetore nuk mund të kryhet më vonë se sa tremujori i parë i vitit pasaardhës, që për rastin në fjalë përkon me marsin e vitit 2011.

Vendimi i qeverisë, është një akt nënligjor dhe në hierarkinë juridike sipas ekspertëve qëndron poshtë ligjeve dhe aq më tepër kodeve, të cilët miratohen me shumicë të cilësuar pra 3/5 e votave në kuvend. Vendimi në fjalë është bazohet në dy ligje, atë me numër 9936 për menaxhimin e sistemit buxhetor në republikën e Shqipërisë dhe ligjin tjetër 10 mijë e 355 për buxhetin e vitit 2011, por anashkalon Kodin e Punës, i cili sanksionon qartësisht se pushimet vjetore duhet të jepen gjatë vititi të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës.  

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Të ardhurat e shqiptarëve rriten çdo vit me nga 200 euro
Para krizës ekonomike të ardhurat e shqiptarëve rriteshin çdo vit mesatarisht me 300 euro, sikurse dhe vetë ekonomia në tërësi zhvillohej me 7 për qind.
Biznesi: Amnistia dështoi
Biznesi deklaron se ligji i faljes në formën që e miratoi qeveria nuk e përmbush qëllimin kryesor të tij, atë të deklarimit të kapitaleve, ndaj i kërkon qeverisë të marrë masa, që amnistia të mos dështojë. Zhvillohet “Dita e biznesit shqiptar në Moskë”
Edhe pse konsiderohet një treg i vogël në raport me rusët, bizneset e këtij shteti jo pak herë kanë shfaqur interes për t’i shtrirë asetet edhe në vendin tonë.
Embargo ndaj Serbisë, përfiton Shqipëria
Konflikti tregtar mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë përfitime për ekonominë shqiptare. Shqiptarët rrudhin kuletat
Në gjysmën e parë të vitit importet e mishit dhe nënprodukteve të tij ishin në sasi 12 për qind më të ulëta se një vit më parë.


Lajmet kryesore

“Integrimi në BE, hapa mbrapa”
Ambasadori danez: Politikanet nuk punojnë, dera është e mbyllur
Berisha injoron paketën e PS-së
Vret të fejuarën shtatzënë dhe më pas veten
Vjedhja në QSUT, burg pa afat dy personave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›