Europarlamentarja Doris Pack sulmon Edi Ramën, thirrje PS-së: Ikni prej tij

Një
opozitë që rri në rrugë dhe nuk luan rolin e saj në parlament, përçon një imazh
negativ për Shqipërinë, jo vetëm për partinë socialiste. Ata po e përdorin Shqipërinë
për interesa të tyre shumë private. I takon Partisë Socialiste, që të kuptojë,
se gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu
Bruksel, 14 Janar NOA Eurodeputetja Doris
Pak (Pack), një ndër emrat e Bashkimit Evropian më afër zhvillimeve politike në
Shqipëri, ka sulmuar kryetarin socialist Rama duke konsideruar se po abuzon
duke shfrytëzuar politikisht përmbytjet ndërsa i bën thirrje partisë që ai
drejton që të ikë prej tij.
Deklarimet e Doris Pak u bënë në një prononcim
për tv Klan në Bruksel, ku është vlerësuar menaxhimi nga qeveria shqiptare i
përmbytjeve në veri të vendit.
Në të kundërt, qëndrimi i opozitës shqiptare
është kritikuar rreptësisht edhe për përdorimin e situatës së përmbytjeve për
interesa të ngushta personale:
Më kujtohen përmbytjet në Gjermani disa vjet më parë. Këto janë gjëra që
ndodhin radhë. Si rrjedhim, mund tju them, se janë dy gjëra të ndryshme të
jesh i përgatitur për këtë dhe të menaxhosh situatën, - deklaroi zonja Pak.
Parë nga jashtë, - vlerësoi ajo, - menaxhimi i
qeverisë shqiptare ka bërë atë që duhej dhe unë mundem veç t'i përgëzoj për
punën që kanë bërë ushtria, qeveria për organizimin e operacioneve dhe aktorët
e tjerë në terren.
Kurse i është drejtuar kryetarit të PS: Nuk
mendoj, se zoti Rama se ka mësuar mësimin, pasi ai po përdor edhe përmbytjet
për diskutime partiake, siç e lexoj edhe në shtyp.
Gjuha e Pak ndaj Ramës u ashpërsua kur tha: Është
e turpshme, pasi kur kujtoj përmbytjet e mëdha në Gjermani, të gjitha forcat
politike u bashkuan dhe nuk akuzonte qeverinë ska bërë këtë apo atë. Kjo është
një situatë, ku shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar.
Në këtë pikë, qëndrimi Doris Pak, u bë edhe më
i qartë: Një opozitë që rri në rrugë dhe nuk luan rolin e saj në parlament,
përçon një imazh negativ për Shqipërinë, jo vetëm për partinë socialiste. Ata
po e përdorin Shqipërinë për interesa të tyre shumë private. I takon Partisë
Socialiste, që të kuptojë, se gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu.r.b/NOA