Homazhe “Heroit te Kosovës”
Ne familjen Zymberi lajmi i ka tronditur te gjithë. Sipas familjareve, babai i Enverit, posa mori vesh lajmin për vdekjen e djalit me te madh, pësoi një gjendje shoku. Ndërsa nena, Sevdija, e cila mbeti tani me dy djem te tjerë te rinj, mundohet ti përmbajë lotët, pasi sikurse thotë ajo, Enveri ra për liri. I ndjeri ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga viti 2000 dhe i përkiste gjeneratës së 10 të PK-së. Fillimisht Enveri ka shërbyer në stacionin policor në Vushtrri për t’ju bashkangjitur më pas Njësitit Special Operativ të policisë në drejtorinë rajonale të Mitrovicës. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i dha titullin “Hero i Kosovës Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.
Shiko kroniken video