E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha izolohet nga gratë në pritjen e TopitNga Tema Kryeministri, Sali Berisha, ka qenë dje njeriu më i izoluar nga femrat në pritjen që shtroi Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me rastin e festës kombëtare. Ai hyri në sallë së bashku

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha izolohet nga gratë në pritjen e TopitNga Tema

Kryeministri, Sali Berisha, ka qenë dje njeriu më i izoluar nga femrat në pritjen që shtroi Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me rastin e festës kombëtare. Ai hyri në sallë së bashku me gruan e tij, Liri Berisha, dhe çiftin Topalli, por, pasi përfundoi

fjalimi i zotit Topi, Berisha u ndje i izoluar. Me marrëdhënie thuajse të prishura me presidentin Topi, ai filloi të përshkonte sallën e Pallatit të Brigadave, por nuk mundi të qëndronte në asnjë grumbull njerëzish, ku kishte gra. Kështu, përshëndetjet e tij përfunduan vetëm me disa gazetarë të afërt me të, të cilëve u shpjegonte se pse ishte e nevojshme që t’i përvishej Ramës në Kuvend.

Sjelljet e tij në sallë ranë në sy të trupit diplomatik dhe të ftuarve të tjerë, pasi ai nuk u shoqërua në lëvizjet e tij nëpër sallë as nga gruaja e tij dhe as nga zonja Topalli.

I kompleksuar nga impakti shkatërrues i fjalimit të tij në Kuvend, ai arriti të lëvizte vetëm në dy-tri grupe të vogla dhe të largohej shumë shpejt nga pritja.

Ndërkohë, edhe pse i izoluar dhe nervoz, Berisha ishte në qendër të vëmendjes së gjithë grupeve që bisedonin aty, pasi kryetemë e bisedës ishte skandali i tij në sallën e Kuvendit. Diplomatët perëndimorë në pritje, të cilët thuajse nuk u përshëndetën fare me të, e kishin po ashtu, jo vetëm temë bisede, por dhe humori reagimin e medies pas fjalimit të tij.

E vetmja nga gratë që e përshëndeti ishte gruaja e Lulzim Bashës, e cila ishte kthyer nga Holanda, ku jeton, pasi ka dorëzuar shtetësinë shqiptare.

***

Ndërkohë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë pritjes që ka bërë në Pallatin e Brigadave me rastin e 97-vjetorit të festës së Pavarësisë, është shprehur se 28 Nëntori duhet të jetë një shembull dhe frymëzim për politikanët e sotëm. Edhe pse ka qenë ditë feste, Topi nuk ka harruar të kujtojë situatën politike, në të cilën ndodhet vendi dhe ka kërkuar zgjidhjen e këtij ngërçi. Topi ka kërkuar nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, që të veprojnë me ndërgjegje dhe përgjegjësi kombëtare, nën shembullin e atyre burrave që shpallën pavarësinë më 28 nëntor të vitit 1912. Topi shprehu besimin dhe dëshirën që kjo situatë të zgjidhet sa më parë, në mënyrë që kapitulli i tranzicionit politik në Shqipëri të mbyllet njëherë e mirë. “Përveç urimeve për festën, do të uroja që të kishim një Kuvend, ku sa qeveria, aq edhe opozita, t’i përvisheshin punës për të ballafaquar opsionet e tyre politike në të mirë dhe në interes të vendit dhe të qytetarëve të tij. Sot është ditë feste, por ajo mund të jetë një ditë e rëndësishme për të menduar me ndërgjegje të pastër, me përgjegjësi kombëtare e me pjekuri politike dhe për t’iu rikthyer kujtesës dhe shembullit të atyre burrave të fisëm, që më 28 nëntor të vitit 1912 u mblodhën, luftuan dhe fituan Pavarësinë e Shqipërisë. Unë shprehem besimplotë se të gjithë shqiptarët e vërtetë mendojnë kështu dhe dëshirojmë që Shqipëria të mbyllë njëherë e përgjithmonë kapitullin e tranzicionit të saj politik”, - tha Presidenti i Republikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›