Sandri dështon në përgatitjet për Kongresin e PDNga Antena brenda familjesSandri dje më në fund u dorëzua. Përgatitjet për Kongresin e PD dështuan dhe asgjë nuk bëhej dot gati më 12 dhjetor. Shkak u bë data 8 dhjetor, data në të cilën gjithë administ
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri dështon në përgatitjet për Kongresin e PDNga Antena brenda familjesSandri dje më në fund u dorëzua. Përgatitjet për Kongresin e PD dështuan dhe asgjë nuk bëhej dot gati më 12 dhjetor. Shkak u bë data 8 dhjetor, data në të cilën gjithë administrata duhet të vijë në Tiranë në miting. Sipas formularit të shpërndarë nëpër rrethe, çdo drejtor ndërmarrjeje duhet të sjellë një autobus në Tiranë dhe pjesëmarrësit duhet të firmosin, ndryshe largohen nga puna. Por kjo procedurë kërkon shumë kohë, dhe degët e PD në rrethe kishin harruar fare të zgjidhnin delegatë për në Kongres, pasi e kishin ngatërruar udhëzimin me të dërguar për miting.
Mori doktorin në telefon për ta sqaruar se si do ta justifikonin shtyrjen.
- Sandër, ke të drejtë, por dhe unë në fakt kam harru që kemi kongres më 12 dhjetor. 8 dhjetori, Sandër, na i ka bërë lëmsh gjërat. E shikon ti, mua më kishte dalë nga mendja fare. Le që u zura dhe me Ridvanin kot, se unë, me sa mbaj mend, e kemi bërë një herë këtë Kongresin para zgjedhjeve, po Ridvani thotë s’e paskemi bërë të plotë.
- Po si t’ia bëjmë tani doktor, çfarë arsyeje të gjejmë, të themi se të doli një punë?
- Sandër, s’ka problem. Papa Benedikti XVI më ka lënë një audiencë të hapur, mjafton ta njoftoj 15 ditë para. Po e njoftoj sot, që më 12 dhjetor jam aty. Po ia paraqes dhe si ditë historike për Shqipërinë, se është shpallur formimi i PD.
- Shumë mirë atëherë. Po bëjmë njoftimet. Ke të drejtë, na bëri lëmsh ky mitingu i 8 dhjetorit. A thua do vijnë të gjithë?
- Sandër, kanë me ardh të gjithë, ke për të parë si do mbushet sheshi. I kam marr një për një me firmë, kush do të vijë, kush nuk do të vijë. Ka për të qenë ditë e madhe. Madje ne mund të bënim dhe Kongresin atë ditë në shesh. E bënim në shesh Sandër. Se shiko, ai e bëri kongresin të mbyllur. Ne mund të bënim kontrast të madh, e bënim të hapur dhe në shesh. Dhe votimin e bënim transparent. Lexohej emri im, për shembull, dhe i ftonim njerëzit për duartrokitje. Po të duartrokisnin, quhet i votuar. Partitë serioze kështu e kanë. Shiko Sandër, kot nuk e bëmë në shesh...
- S’të paska vajt mendja keq, po tani s’kemi kohë. Le që mund të bjerë dhe shi në datën 8 dhjetor.
- Le të bjerë Sandër. 10 minuta është gjithë kongresi, pastaj vazhdon festa.
- Ke të drejtë. Po marr masa ta filmoj nga lart në shesh. M’u lut dhe ky i Ora News për çelësat e Pallatit të Kongreseve, po i thashë, s’ua jap më, se s’ka Kongres të mbyllur si ai i PS, është i hapur ky, i thashë. Po s’më shkoi mendja te kjo e sheshit, se kjo qenka e madhe. Nejse, dhe ky justifikimi me Papën është shumë i mirë.
- Do shkoj ta takoj Papën, Sandër. Është njeri i madh shumë. Do t’i flas për Papa Vojtilën dhe si e kam pritur në Tiranë. Kam dalë në fotografi me familjen me të. E kam fotografinë në krye të shtëpisë. Më thonë dhe fëmija sa herë e shohin. “Na ka mbjellë fat ajo foto, - thonë, - na ka ecë mbarë.” Madje dhe djali, që është mysliman fanatik, ka shumë respekt për Papën, se “që kur na preku ai me dorë, - tha, - filloi të na ecte dhe të bënim lekë.”
- Më tha dhe ky Fevziu doktor. “I thuaj pak doktorit të më marrë dhe mua, mos e marr tek “Opinioni” Papën. Se Papa Vojtila i ka pas ndërhyrë dhe në emision direkt Bruno Vespës. Sikur të bëjmë një lidhje direkt me Papa Benediktin, do ishte mrekulli.” Fevzo thotë se e realizon, po qe se shkon me ty, se ia prish mendjen vetë.
- Sandër, ndoshta e kam të vështirë pak, se është njoftu protokolli.
- Si ta kesh doktor. Fevzo do të shkruajë që e takova, si të vijë, si të mos vijë. Sa ishte gjallë Ibrahim Rugova, vdiq ta takonte një herë e s’e takoi dot. Pasi vdiq Rugova, i futi një shkrim si e takonte Rugovën në Tiranë dhe si i tregonte ai se Fevziu ishte i njohur në Prishtinë, dhe atëherë kur s’kishte dalë kurrë në televizor.
- Tani, atë zakon Fevziu e ka, po nuk e ka gabim. E ç’rëndësi ka e ka takuar, a s’e ka takuar. Po ta kishte takuar, ato do t’i thoshte, se Rugova ato u thoshte të gjithëve.
Kështu që nuk i duhet marr për ters,
- Jo mo jo, s’them gjë unë. Ndaj të thashë, më mirë ta marrësh, se për Fevziun s’ka shumë rëndësi. Pas ca vitesh do shkruhet që ishte Fevziu te Papa, të thirri dhe ty të shkoje, se e njihte Papën.
- Jo, nejse, mirë, prit, shiko, unë mendoj të vijë dhe Fevziu. Le të jetë një herë aty se s’i dihet. Bëhemi pak si shumë myslimanë, po do ta rregullojmë. Eja dhe ti, se je katolik.
- Po jo mo doktor se rëndohet. S’ka problem, se bëhet Fevziu katolik, sikur e njohin ata çfarë është. Fevziut për emision i duhet.
- Ke të drejtë Sandër, ashtu po e bëjmë. Ndonjë gjë tjetër ç’ka? Kanë fol më këta çakallët, pasi ia tregova unë vendin në Kuvend?
- Jo, jo, doktor. S’e hap më njeri gojën. Sot vetëm Paloka ka fol dhe ka sharë këta gazetarët që thonë s’kishte etikë fjalori jot. E ke bërë mirë këtë, që, kur flitet për etikë, nxjerr Palokën, kur flitet për dhunë mbi gratë, nxjerr Mesilën, kur flitet për barazi gjinore, nxjerr Jozefinën, kur flitet kundër korrupsionit, nxjerr Rulin. E ke gjet mirë, se i dekurajon që në fillim. S’kanë ç’thonë më pastaj.
- Ke për të pa ç’kam për t’u bërë në Kongres më 8 dhjetor Sandër.
- Në miting, më 8 dhjetor, doktor.
- Ah po, në miting. Atë kongresin kur e shtyjmë, më 16?
- Jo, jo, më 14.
- Mirë Sandër, ke për të parë ç’kemi për t’u bërë në datën 8 dhjetor.