"Berisha ka harruar kritikat e Raportit te BE"
Partia Socialiste ka kritikuar qeverine per marredheniet e krijuara me Bashkimin Evropian. Deputeti i PS, Balla, deklaroi se vetem Berisha ka papergjegjshmerine, qe kater muaj pas publikimit te Progres-Raportit, nuk ka marre as edhe nje hap te vetem per adresimin e kritikave qe burojne nga ky Raport. "Qeveria duhet te kishte ardhur ne Kuvend, brenda muajit shkurt, sipas ligjit per "Rolin e Kuvendit te Shqiperise ne procesin e integrimit evropian", per te informuar Kuvendin, por kjo nuk ka ndodhur asnjehere ne keto kater vjet", kritikoi Balla. Sipas tij, me 6 nentor te vitit te kaluar, Sali Berisha deklaronte se Raporti duhet kthyer ne nje axhende pune, por kjo axhende nuk u be asnjehere. "Kuvendi i Shqiperise, per shkak te papergjegjshmerise se Sali Berishes dhe axhendave turistike te Jozefina Topallit, eshte shmangur plotesisht nga roli drejtues qe duhet te kete ne procesin e integrimit", vuri ne dukje deputeti socialist. Ai informoi se ne takimin e fundit te Task-Forces, konsultative Shqiperi-BE, pala shqiptare u kritikua serish ne sektore si sistemi gjyqesor, lufta kunder korrupsionit, vizat, kontrolli kufitar, migracioni, lufta kunder krimit te organizuar, policia; pastrimi i parave. "Eshte sabotim i drejtperdrejte i procesit te integrimit, fakti qe qeveria nuk ka bere asnje hap ne adresimin e ketyre prioriteteve", tha Balla. D.D