E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qeveria, presion prokurorise per te mos hetuar"

Partia Socialiste ka akuzuar qeverine se po ben presion politik mbi prokurorine dhe drejtesine, duke tentuar te mbylle dosjet e korrupsionit. Nepermjet nje deklarate per shtyp, kryetari i Komisionit per Administraten, Sigurine dhe Rendin Publik ne seline roze, Ylli Manjani, deklaroi dje se edhe pas nje viti nga krimi shteteror i Gerdecit, Sali Berisha dhe qeveria e tij, vazhdojne te mos njohin fajet dhe pergjegjesite e ketij krimi qe kreu vete. "Eshte i paprecedent pozicioni juridik dhe kushtetues i kesaj qeverie, e cila ne vend qe te mbeshtese prokurorine dhe drejtesine per hetimin dhe gjykimin e drejte te fajtoreve te ketij krimi, ka nje vit qe eshte pozicionuar kunder hetimit, kunder, prokurorise, kunder Kushtetutes dhe ligjit ne vend", kritikoi Manjani. Sipas tij, qeveria eshte e rreshtuar tashme ne anen e shkelesve te ligjit dhe te korrupsionit qeveritar. "Sali Berisha dhe qeveria e tij, te gjendur tashme ne panik elektoral, mbrojne me pasion korrupsionin dhe krimin shteteror. Qeveria e Sali Berishes nuk ka dashur e as do, qe drejtesia te hetoje dhe te gjykoje", theksoi zyrtari socialist. Sipas selise roze, kryeministri ka ushtruar presion te hapur dhe publik ndaj te gjithe atyre punonjesve te ligjit qe kane guxuar dhe guxojne te hetojne krimet dhe korrupsionin e qeverise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›