Vlore, u jepen certifikatat e para te legalizimit 170 pronareve te rinj
Qarku i Vlores ka tashme 170 pronare te rinj, te cilet kane marre kete status nga procesi i legalizimeve. Ndarja e certifikatave te para ne rang qarku, eshte organizuar paraditen e djeshme ne Vlore, ku pjesemarres pervec autoriteteve drejtuese ne rang qarku, ka qene edhe drejtori i Pergjithshem i ALUIZNI-t, Shaban Memia. I cili u ka dhene certifikatat e legalizimeve, perfituesve te pare te qytetit te Vlores. Ne kuader te ketij procesi ne Vlore presin te perfitojne rreth 21 mije objekte, te ndare ne zonat informale te percaktuara ne qark. Kreu i ALUIZNI-t per qarkun, Ronald Tafilli, ne fjalen e tij deklaroi se Vlora eshte nje nga qarqet qe ka ecur shume mire ne kete proces, dhe eshte ndertuar struktura eficente per ndjekjen e ketij procesi. Me tej te pranishmit u pershendeten nga drejtori i Pergjithshem i ALUIZNIT, Shaban Memia, i cili deklaroi se ky proces i cili tashme ka dhene frytet e para, do te sistemoje njehere e pergjithmone ceshtjen e pronesise. Memia deklaroi se tashme ne gjithe vendin, ky proces ka nisur normalisht dhe ka shpjeguar detaje te procesit, ndersa ka deklaruar se pas rreth nje muaji do te filloje procesi kompensimit per pronaret e ligjshem, proces ky qe ecen paralel me legalizimet. Ai deklaroi se ne Vlore, jane ne total 170 certifikata pronesie te cilat jane dhene sot, jane gati 2 mije te tjera qe presin te perfundojne likuidimet financiare, dhe ky proces do te jete nga sot e tutje i panderprere, ndersa theksoi se lidhur me ceshtjen e kompensimeve vetem ne Qarkun e Vlores, me shperndarje gjeografike te ndryshme, jane gati per kompensim 9 ha, qe perbejne pjese si pronare te ligjshem rreth 13 familje ne qark. Ndersa ne gjithe vendin aktualisht presin dhe kane perfunduar procedurat ligjore per te perfituar kompensimin, rreth 900 pronare, qe e perkthyer ne siperfaqe toke, eshte afersisht 200 ha. Memia deklaroi se xhirimi i parave qe do te perfitojne pronaret nga kompensimi, do te filloje pas rreth nje muaji, ndersa ashtu sikunder eshte percaktuar keta pronar te ligjshem, qartesoi ai, do te kompensohen me cmimet e tregut. O.Hila