E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suad Zendeli hero i kavajasve

Portjeri i ekipit te Beses se Kavajes - Suad Zendeli eshte me meritori qe kavajasit sollen nje rezultat pozitiv nga tereni i nxehte ne Beograd. Zendeli ne shume raste ka intervenuar mrekullueshem dhe ka shpetuar porten e tije. Ndeshja eshte luajtur nen ndikimin e temperaturave te larta dhe para nje publiku te vogel te pranishem ne stadium ( 800 ).
Trajneri i Bezhanija Miloljub Ostojic pas takimit deklaroi se futbollistet e tije nuk ishin te pregaditur fizikisht per duelin me Besen
'' Nuk jam i kenaqur me lojen, mirepo duke mare parasysh se me ekipin jam 15 dite do te ishte cudi te ishim perfekt. Ne ndeshjen e kthimit do te jena me te pergaditur mirepo tani shanset jane ne anen e Beses''- deklaron Ostojic
Ndersa ne anen tjeter trajneri i Beses, Silvio Dumitresku deklaron se eshte i kenaqur me rezultatin mirepo jo edhe me lojen e ekipit te tije.
''Besa mundet me shume se kjo qe tregoi sot ndoshta edhe mungesa e pervojes e ka bere te veten. Gjithsesi asgje nuk ka mbaruar ketu'' - deklaron Dimitresku.

Stadiumi i Partizanit ne Beograd.
Shikues 800
Refer: Kudusi Muftoglu (Turqi)
Golshenues: Djalovic 39.m dhe Djurovski 59.m (penalti) per Bezhanine kurse Ishaka 51.m dhe Flokan 92. minute per Besen.
Kartona te verdhe: Vukajlovich, Stancevski, Vanic, Nikolic, Milic (Bezhanija), Krasniqi (Besa).
BEZhANIJA: Pavlovic 6, Baranin 6, Vukajlovic 5 (Nikolic 5), Osmanovic 6, Vanic 6, Djalovic 6, Djurovski 6 (Milic), Stancevski 6 (Mihajlovic), Pavlovic 6, Putnicanin 6, Ilic 6.
BESA: Zendeli 7, Krasniqi 6, Dragusha 6, Ishaka 6, Xhihan 6, Fotrina 6 (Nuhiji), Nana 6, Flokan 6 (Kaja), Belisha 6, Veliaj 6 (Alikaj 6), Ramadani 6.

Shenim: Materijali eshte shfrytezuar nga portalet serbe te informimit.

Arsim Ziberi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›