E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kërcënon Topin, Ramën dhe Shaqirin: Do të hetohen si puçistë

Bledar Hoti

Mazhoranca

Kryeprokurorja, kompetencë e Nishanit

BLEDAR HOTI

Kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar hapur rivalët e tij në opozitë, Edi Rama dhe Bamir Topi, por edhe ish-shefin e Shërbimit Sekret, Bahri Shaqiri, se do të hetohen për akuzën e vjetër të puçit më 21 janar 2011. Në një konferencë shtypi të mbajtur dje, kreu i qeverisë nuk ka kursyer akuzat ndaj ish-kreut të SHISH-it, ish-presidentit dhe kreut të opozitës shqiptare. Të bëra në një plan të ri, kur Presidenti është zgjedhur nga radhët e mazhorancës, deklarata e djeshme e Berishës, mund të merret si fillimi i një operacioni që deri në zgjedhje do të ketë zhvillime, të cilat natyrisht do të varen nga emërimi i Kryeprokurorit të ri, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë njeri i afërt i mazhorancës. Berisha la të nënkuptojë se hetimi i Shaqirit është i pashmangshëm, duke e futur atë në grupin e puçistëve të 21 janarit.

SHISH

Dy javë pas shkarkimit të Bahri Shaqirit nga kreu i SHISH, Berisha ka dhënë dy arsyet se pse i propozoi më 9 gusht presidentit Nishani largimin e tij. Arsyeja, apo çështja e parë është se sipas tij asnjë zyrtar, drejtues i institucioneve shtetërore nuk mund të rrijë në detyrë më shumë se tetë vjet. Ka një çështje të dytë, 21 janari ishte një nga ngjarjet më tragjike në historinë e këtij kombi, ishte një nga skenarët më ogurzi, i cili filloi me fjalime puçistë, u revokuan fjalimet puçistë të vitit 24, me fraza dhe me çdo gjë. U montua një video ku u implikua direkt Kryeministri. Dhe pavarësisht se televizioni që u detyrua të montojë në zyrat e Ramës, tha Jo, zoti Rama vazhdonte të thoshte; Po është zoti Berisha i implikuar. U parapri nga një sërë sloganesh puçiste, kufomash, përmbysjesh, tejkalimesh të Kushtetutës etj. Për të gjitha këto burime, nga më të shumtat përfshi agjenci të huaja informuan qeverinë se në datë 21 janar do të jetë një përpjekje shumë e rëndë për dhunim dhe përdorim force. Institucioni i vetëm që me ligj varet nga Kryeministri i vendit, pra ky shërbim nuk dha qoftë edhe një germë informacioni, tha Berisha. Më tej ai theksoi se ka disa detyra në ligjin e shërbimit, në detyrimet që ka shërbimi ndaj institucioneve kushtetuese, në raste të cenimit dhe dhunimit të tyre. Por se çfarë e vendosi atë, në heshtje totale të paimagjinueshme, ky është një problem që sqarohet, por ky do të ishte një motiv i dytë absolut për shkarkimin e tij, theksoi ai.

Sulmi ndaj Topit

Kryeministri ndërkohë anatemoi ish-presidentin Bamir Topi dhe liderin e opozitës, Edi Rama. Ai i bashkoi të dy në ngjarjet e 21 janarit, duke bërë të ditur se sipas tij, edhe Shaqiri ishte pjesë e skenarit të 21 janarit. Meqenëse në bindjen time më të thellë, se kurrë Edi Rama nuk do të guxonte të ndërmerrte atë që ndërmori, me gjithë analizën e gjithanshme që unë i bëj atij, pa mbështetjen direkte të Topit të tij dhe ai ishte burimi i atij akti kriminal që ndërmorën ndaj vendit të tyre, unë natyrisht problemin e shefit të Shërbimit nuk e zgjidhja dot me Topin. Ai do të hetohet në mënyrën më absolute dhe ata të cilët organizuan përpjekjen për të përmbysur me dhunë një pushtet të dalë nga vota, çdo gjë ato fjalë që ju kam thënë në datën 21 janar, ora 19:00, këtu ato fjalë u përsëritën nga miqtë tanë më kryesorë, u përsëritën nga KE. Nuk është problemi im fare. Ky është një problem në interes të qytetarëve shqiptarë. Hetimi do të jetë i plotë. Janë 4 qytetarë që kanë humbur jetën. Shpirtrat e tyre kërkojnë drejtësi. Kanë protestuar me qindra herë para dritareve të mia dhe nuk u ka hyrë një gjemb në këmbë. Ajo është një çështje që do të hetohet. Vendi e ka kusht hetimin e tij të mëtejshëm, të paanshëm. Do të ishte iluzive që ata që morën pjesë të pranonin hetimin, por do të ishte shumë e nxituar në qoftë se do të ndërmerreshin veprime të tjera. Po ecim sipas përcaktimeve kushtetuese, theksoi Berisha. Kryeministri më pas shtoi se ajo ngjarje do të zbardhet, pasi ky është interesi i vendit, jo interesi im. Unë jam Kryeministër, po ecim drejt zgjedhjeve. Shqiptarët e thanë me votën e tyre më 8 maj, do ta thonë përsëri, por vendi kërkon disa gjëra, pasi në qoftë se kapërdihen qëndrime të tilla të pahetuara dhe të pazbardhura plotësisht, atëherë ato përsëriten. Thashë se nuk iu kërkua zotit Topi shkarkimin e Shaqirit, se zoti Topi ishte absolutisht tërësisht prapa veprimit të Edi Ramës. Zoti Rama nuk kishte kurrë kurajë të ndërmerrte  një veprim të tillë në qoftë se nuk kishte garanci të plota nga zoti Topi, i cili dëshmoi se çfarë ishte dhe se çfatkeqësi ishte për vendin që ai shndërroi Presidencën, institucionin kryesor, në një partiçkë të vogël, siç nuk ka ndodhur kurrë në historinë  e një vendi, theksoi Kryeministri. Për sa i përket mandatit të Ina Ramës, Berisha theksoi se Kushtetuta ka përcaktimin e vet të kristaltë. Zoti Rama ishte dakord kur bëmë ligjin e prokurorisë, nuk ka punë qeveria, është atribut kryekëput, e drejtë kushtetuese e Presidentit. Mund të them jam i bindur se Presidenti do të veprojë në përputhje të plotë me detyrimin e tij kushtetues dhe të drejtën e tij kushtetuese se është kompetencë e tij.

21 janari - Berisha deklaroi se Bahri Shaqiri duhet të shkarkohej për mosraportimin e të dhënave për ngjarjet e 21 janarit të vitit të kaluar

Hetimi - Kryeministri bëri të ditur se nuk mund tia kërkonte shkarkimin e Shaqirit Presidentit Topi, dhe se ish-kreu i SHISH do të hetohej

Kryeprokurori - Kreu i PD-së shmangu pyetjen nëse ka një pakt PD-LSI për kryeprokurorin, por shtoi se shkarkimi është domen i Presidentit

Opozita - Reagon dhe kreu i PLD-së, Ngjela: Kreu i ekzekutivit, i vetmi që sheh hijen e Bankos

Përgjigjja

Braçe: Berisha, ti i vrave më 21 janar, do hetohesh

Ngjela: Kryeministri si Makbethi: Sheh hijen e Bankos

Kryetari i Partisë Ligj e Drejtësi, Spartak Ngjela, duke komentuar qëndrimet e fundit të Kryeministrit Sali Berisha për ngjarjet 21 janarit. Sipas tij, Berisha i ngjan Makbethit, i cili është i vetmi që shikon hijen e Bankos së vrarë në tryezën e pushtetit.

Në banketin makbethian, hijen e Bankos e shihte vetëm Makbethi, sepse te tjerët, hanin e pinin pa merak. Vrasësi kishte qenë Makbethi, çpunë kishin të tjerët? Edhe këtu, në Tiranë, hijen e katër të vrarëve të 21 janarit, e sheh vetëm Saliu, se ai i vrau; paçka se kërkon të akuzojë për të qetësuar veten. Hija do të vijojë të të mundojë Sali, derisa, pas rrëzimit tënd, do të vijë edhe ndëshkimi yt për katër të vrarë. Kjo është e sigurt, shprehet Ngjela. Për sulmet e Kryeministrit ndaj opozitës, ka reaguar dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe i cili theksoi se Sali Berisha është një kriminel tipik! Ka të gjitha karakteristikat e vrasësit, por më gjakatarit ama! Sot u është kthyer vrasjeve shtetërore të 21 janarit! Dhe ka të drejtë! Deri më sot ka pohuar botërisht se ai personalisht ka urdhëruar vrasjet më 21 janar dhe nuk e ka vënë kurrkush nën hetim! Kjo nuk ndodh kërkund veç në Siri!, shkruan Braçe në rrjetin social, Facebook. Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit për hetimin për vdekjen e 4 demonstruesve të opozitës, nënkryetari i grupit të PS-së theksoi se Ti i vrave Sali Berisha! Sot ke pushtet dhe mund të vrasësh, pa diskutim edhe mund të arrestosh dhe dënosh, ti i ke të gjitha! Por ka një ditë zero! Një ditë kur ti dhe soji yt nuk do jetë në pushtet! Atë ditë fillon numërimi ndryshe. Atë ditë do nisë të bëhet drejtësi! Me ty t

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›