E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel takon Samaras: Greqia të qëndrojë në Eurozonë

Gazeta Shqip

Dëshiroj që Greqia të qëndrojë në Eurozonë: kështu është shprehur kancelaria gjermane Angela Merkel, në fund të takimit me kryeministrin grek, Antonis Samaras, i zhvilluar sot në Berlin. Megjithatë Merkel ka kërkuar që Athina zyrtare të mbajë premtimet e marra.

Jam e bindur se qeveria greke do të bëj të pamundurën për të zgjidhur problemet. Takimi i sotëm, ishte një nisje e mbarë , por ka ende shumë për të bërë, ka deklaruar Merkel, duke shtuar më tej se Gjermania “nuk do të japë një vendim paraprak, por do të presë raportin e Trojkës.

Zyrtarja gjermane është shprehur se, ashtu si dhe presidenti francez, Francois Hollande, “jemi të një mendimi, duam që Athina të mbetet në Eurozonë, por duhet që të respektojë detyrimet.

Nga ana e tij, kryeministri  Samaras ka premtuar se: “Do të respektojmë detyrimet që kemi marr përsipër. Nuk kemi kërkuar më ndihma, por më tepër kohë për të marr frymë. Raporti i Trojkës do të tregoj se qeveria jonë do të arrijë rezultate të shpejta.

24 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Merkel takon Samaras: “Greqia të qëndrojë në Eurozonë” burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›