E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia dorëzon në OKB, rezolutën për Kosovën

Seria ka dorëzuar në OKB, rezolutën për Kosovën. Me anë të kësaj rezolute, Serbia synon negociata të reja për statutsin e Kosovës. Sipas kësaj rezolute, shkëputja e njëanshme është e papranueshme. Serbia ka ndryshuar qëndrim pas vendimit të GJND, duke zbutur rezolutën e saj që i kërkon BE që ta paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave nga ana e tij Brukseli e ka refuzuar ofertën duke rikonfirmuar variantin me të cilin u shpreh pas vendimit të GJND. Sipas burimeve, në rezolutën e zbutur nuk përmendet termi negociatat për statusin, por edhe ky variant është kundërshtuar nga vetë shefja e diplomacisë së BE, Catherine Ashton. Megjithatë, shtojnë më tej burimet, kontaktet mes Beogradit dhe Brukselit zyrtar vazhdojnë, pasi Serbia do të vijojë betejën e saj kundër pavarësisë. Ndërkaq mesditën e sotme, ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç është nisur për në Nju Jork. Ai do të takohet me kreun e OKB, Ban Ki Moon.

Last Updated on E Merkure, 28 Korrik 2010 17:32

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›