E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kerkon dhenien e mikrokredive ne zonat e varfra

15/09/2010Bashkepunimi mes qeverise dhe Bankes Boterore

Kryeministri Sali Berisha ka kerkuar nga Banka Boterore angazhimin e saj ne dhenien e mikrokredive per zonat e varfra. Kerkesa e kreut te qeverise shqiptare u be dje gjate takimit qe ai pati me drejtoren rajonale te BB-se Jane Armitage e cila prezantoi drejtuesen e re te misionit te BB-se ne Shqiperi Ksenija Lvovski. Berisha ka theksuar se kontributi i Bankes ka qene i gjithanshem dhe i vleresuar por sipas tij perqendrimi duhet te jete mbi zhdukjen totale te varferise ekstreme. Keshtu shefi i ekzekutivit diskutoi mbi mundesine e aktivizimit te mikrokredise per zonat e varfra qofte ne fushen e bujqesore pemetarise te mikroturizmit artizanale etj. Ai tha se perqendrimi i Korporates Financiare Nderkombetare IFC pjese e BB-se ne asistencen e sektorit privat shkon ne linje me objektivat e qeverise shqiptare per te mbeshtetur fuqimisht ne zhvillimin e shpejte te ketij sektori si shtylla kryesore e rritjes ekonomike te vendit. Kryeministri garantoi drejtuesen e re te deges se BB-se per Shqiperine per bashkepunimin dhe mbeshtetjen e qeverise shqiptare ne projektet e filluara dhe ne ato te ardhshme. Nga ana e saj Lvovski tha se fushat e percaktuara tashme ne strategjine e bashkepunimit me Shqiperine do te jene prioritare. Sipas njoftimit te zyres se shtypit prane Kryeministrise Lvovski u shpreh se do te justifikoje dhe tejkaloje frymen pozitive dhe te suksesshme te bashkepunimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›