E Diel, 1 Nëntor 2026

Rotacioni parazgjedhor ne ekzekutiv

14/09/2010Ndryshimet e tjera ne Qeveri vetem ne prag te zgjedhjeve lokale

Kandidimi i mundshem i Lulzim Bashes faktor per levizje

Nese do te kete ndryshime balancat ne ekzekutiv nuk ndryshojne

Afrimi i zgjedhjeve per pushtetin vendor ka gjasa te perbejne nje shtyse per Kryeministrin Sali Berisha per te ndermarre ndryshime te tjera ne kabinetin qeveritar qe drejton. Perflitet qe Partia Demokratike e mbeshtetur nga aleatet e saj ne koalicionin qeverises te kete si kandidat per Bashkine e Tiranes ministrin e Brendshem Lulzim Basha. Nese nje gje e tille do te arrihet dhe mazhoranca do te marre vendimin perfundimtar ashtu sikunder perflitet prej kohesh atehere Basha ne baze te Kushtetutes se vendit do te detyrohet te dorezoje jo vetem detyren si minister ne kabinetin qeveritar por edhe mandatin si deputet i Partise Demokratike. Kjo do te shkaktonte pikerisht nevojen per riformatim te Qeverise. Ky moment mund te shoqerohet edhe me ndryshime te tjera postesh ne ekzekutiv. Perflitet se nese Basha do te kandidoje ne zgjedhjet lokale te 8 majit te ardhshem per te marre drejtimin e institucionit te bashkise se kryeqytetit Levizja Socialiste per Integrim do te perfshihet ne ndryshimet e Qeverise. Nje mundesi eshte qe vendin e lene bosh nga Lulzim Basha ne drejtimin e Ministrise se Brendshme ta marre LSI-ja. Por nese nje gje e tille do te arrihet atehere kjo force politike do te duhet te heqe dore nga nje nder tri postet ministrore qe gezon. Ndryshimet e mundshme ne prag te zgjedhjeve lokale nuk pritet te ndryshojne balancat qeverisese pasi do te respektohet marreveshja politike e nenshkruar mes PD-se dhe LSI-se nje vit me pare. Ne kete menyre nga 15 portofolat ministrore LSI-ja do te gezoje perseri tre Partia Republikane nje dhe pjesa tjeter do ti takoje Partise Demokratike. Nderkohe ndryshimet e djeshme ne Qeveri nuk do te sjellin levizje ne postet e niveleve te dyta qeveritare. Mesohet se posti i zevendesministrit te Transporteve tashme i lene bosh nga Edmond Haxhinasto ministri i ardhshem i Jashtem do te mbahet po nga LSI-ja. Luan Rama i Levizjes tha per Metropol se zevendesministri i ri do te caktohet nga kjo parti ne nje moment te dyte.

Data e zgjedhjeve

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka vendosur permes nje dekreti te posacem qe zgjedhjet e ardhshme per te zgjedhur drejtuesit e rinj te pushtetit vendor do te zhvillohen me 8 maj 2011. Ne baze te marreveshjes politike mes PD-se dhe LSI-se nenshkruar veren e vitit 2009 pas perfundimit te zgjedhjeve politike keto dy parti do te bashkepunojne me qellimin e fitores se tyre. Tashme kane nisur kontaktet mes perfaqesuesve te dy partive dhe pritet nisja e negociatave zyrtare.

Sali Berisha i kerkon zyrtarisht Presidentit te Republikes miratimin e ndryshimeve qeveritar

Kryeministri dhe kreu i LSI-se percjellin qendrimet personale ndaj riperteritjes

Kryeministri Sali Berisha nuk ka humbur shume kohe dhe menjehere i ka propozuar Presidentit te Republikes Bamir Topi ndryshimet ne kabinetin qeveritar te propozuara nga LSI-ja. Pasditen e djeshme zedhenesja e Kryeministrit beri me dije se shefi i ekzekutivit i ka kerkuar kreut te shtetit te miratoje keto ndryshime.

Levizja e shpejte e Berishes erdhi pasi ai pranoi kerkesat per ndryshime te posteve ministrore nga Levizja Socialiste per Integrim aleate ne koalicionin bashkeqeverises. Shefi i ekzekutivit ne reagimin e tij publik tha se ishte ne dijeni se partia qe drejtohet nga Ilir Meta do te ndermerrte ndryshime. Madje sipas tij nje gje e tille ishte kerkuar nga Meta gjashte muaj me pare por kjo nuk ishte pranuar per shkak te axhendes teper te rendesishme diplomatike qe kishte te bente me ceshtjen e Kosoves. Berisha tha per mediat se pas miratimit te rezolutes per Kosoven ne OKB dhe udhetimit te Metes si minister i Jashtem ne Ameriken Qendrore kreu i LSI-se e kishte njoftuar se ishte koha e domosdoshme per te kryer ndryshimet ministrore. Berisha ka theksuar se aktualisht keto do te jene ndryshimet e vetme ne Qeveri. Keto jane ndryshime qe i ndermerr nje force aleate per arsyet qe une u shpjegova ketu. Partia Demokratike nuk ka as edhe nje motiv per te bere ndryshime pervec atyre qe propozon LSI-ja tha Kryeministri. Berisha ka vleresuar si te shkelqyer bashkepunimin me secilin nga ministrat e LSI-se Ilir Meten si minister i Jashtem Dritan Priftin si minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe Petrit Vasilin si minister i Shendetesise. Nuk kam nderhyre as edhe nje here. Nderhyrja e vetme qe do te beja do te ishte nese do te me paraqiteshin ndonjehere kandidatura te papajtueshme me kriteret e njohura cka nuk ka ndodhur theksoi Berisha.

Qendrimi i Metes

Kryetari i LSI-se i cili do te vazhdoje te ruaje postin e zevendeskryeministrit do te ndryshoje vetem portofolin ministror. Vete Meta ka argumentuar kete duke thene se si shef i diplomacise shqiptare ka lene pas dore zhvillimet e brendshme politike dhe ato partiake. Kishte nje lloj konflikti midis detyres sime si minister i Jashtem dhe detyres sime si kryetar i LSI-se. Statistikat me te fundit pas berjes tashme te nje viti te plote kalendarik ne kete detyre tregojne qe per me shume se 100 dite une kam qene jashte vendit ne permbushje te angazhimeve si Minister i Jashtem qe do te thote nje mungese e jashtezakonshme fizike por edhe njerezore dhe shoqerore e politike ne drejtimin e forces qe une perfaqesoj ka deklaruar Meta. Shefi ende ne detyre i diplomacise tha se MPJ-ja ka permbushur objektivat kryesore gjate ketij viti liberalizimin e vizave dhe ceshtjen e Kosoves. Ai ka hedhur poshte zerat se largimi i Dritan Priftit si minister ka ardhur per shkak te perplasjeve personale. Meta i ka vleresuar si spekulime me te cilat nuk deshiron te merret.

Pozicioni i Ilir Metes ne kabinetin qeveritar dhe LSI

Ilir Meta eshte kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim force politike e krijuar pas ndarjes ne vitin 2004 te nje grupi deputetesh dhe zyrtaresh te larte nga Partia Socialiste. Pas zgjedhjeve te pergjithshme politike te 5 korrikut 2005 LSI-ja u rendit ne kampin e majte opozitar dhe Meta si deputet mori postin e kryetarit te Komisionit parlamentar te Integrimit. Nderkohe ne zgjedhjet politike te 28 qershorit 2009 LSI-ja arriti te fitonte 4 deputete. Pas negociatave te fshehta me PD-ne dhe fteses zyrtare qe Kryeministri Sali Berisha i drejtoi publikisht Ilir Metes per te bashkeqeverisur vendin u arrit marreveshja mes dy partive per te lidhur nje aleance politike e cila do te krijonte qeverine qe do te quhej Koalicioni per Integrimin. LSI-ja ne baze te marreveshjes me PD-ne do te perfitonte postin e zevendeskryeministrit dhe tre portofola ministrore. Lideri i Levizjes u zgjodh zevendeskryeminister dhe minister i Puneve te Jashtme. Ndersa dy ministrite e tjera qe mori kjo parti ishin Ministria e Shendetesise qe drejtohet nga Petrit Vasili dhe Ministria e Ekonomise qe drejtohej nga Dritan Prifti. Tani pas ndryshime te propozuara Meta pervec zevendeskryeministrit do te jete minister i Ekonomise.

Angazhimi i Edmond Haxhinastos ne parti dhe qeveri

Ndryshimet e propozuara nga Levizja Socialiste per Integrim do te bejne te mundur qe zyrtari i kesaj partie Edmond Haxhinasto te marre ne duar drejtimin e Ministrise se Puneve te Jashtme. Vete kryetari i LSI-se ne deklaraten e djeshme ka thene se ka besim te plote ne profesionalizmin ne integritetin dhe ne pervojen e z. Haxhinasto. Shefi i ardhshem i diplomacise shqiptare ne hierarkine partiake eshte nenkryetar i LSI-se. Ai ka qene sekretar per Marredheniet me Jashte dhe kryetar i Komitetit te Pergjithshem Drejtues te partise. Haxhinasto aktualisht gezon postin e zevendesministrit te Puneve Publike Transporteve dhe Telekomunikacionit. Edmond Haxhinasto ka punuar ne pozicione te ndryshme ne administraten e larte shteterore midis te cilave shef i Marredhenieve me Jashte ne Parlamentin shqiptar drejtues i Departamentit te Koordinimit ne Kryeministri keshilltar diplomatik i Kryeministrit i ngarkuar me Pune i Perhershem i Republikes se Shqiperise ne Beograd shef kabineti ne Ministrine e Jashtme. Ai ka perfunduar studimet ne Fakultetin Histori-Filologji ka mbaruar studimet master ne Politika Publike dhe Marredhenie Nderkombetare ne Universitetin e Princtonit SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›