Shqiperia ka permbushur tri kriteret e mbetura
15/09/2010Publikohet raporti i Komisionit Europian per heqjen e vizave
Komisioni Europian ne raportin perfundimtar mbi ceshtjen e liberalizimit te vizave vlereson se Shqiperia ka shenuar progres te mire ne permbushjen e tri kushteve te mbetura. Dokumenti i cili u eshte shperndare diten e djeshme gjithe eurodeputeteve evidenton se qeveria shqiptare ka mundur te permbushe detyrimet e saj ndaj kriterit te zhvillimit te strategjise per riintegrimin e shqiptareve te riatdhesuar zbatimin efikas te luftes ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe kriterit per konfiskimin e aseteve kriminale. Lidhur me kriterin e pare Komisioni thekson se eshte vene re nje progres shume i mire pasi strategjia per integrimin e qytetareve shqiptare te riatdhesuar gjate pese vjetve te ardhshem eshte miratuar dhe shoqerohet nga nje plan aksioni per zbatimin efikas. Strategjia aplikohet ndaj gjithe te kthyerve perfshire edhe rastet e kthimit vullnetar dhe ne fokus te vecante eshte kthimi i shqiptareve sipas marreveshjes se riatdhesimit BE-Shqiperi. Strategjia ka nje mekanizem per promovimin e integrimit te te riatdhesuarve qe mbulon nevojat kryesore te tyre te tilla si regjistrimi banesa edukimi dhe punesimi - thuhet ne raport. Me gjithe vleresimet Komisioni kerkon qe autoritetet shqiptare te vazhdojne perpjekjet ku e rendesishme eshte vleresuar bashkepunimi i te gjitha agjencive te perfshira dhe mbledhja e analiza efikase e te dhenave. Ne lidhje me kriterin e dyte KE-ja shprehet ne raport se Shqiperia ka bere progres ne forcimin e kapaciteteve hetimore dhe administrative. Raporti vlereson se numri i rasteve kur nje vendim gjyqesor eshte marre mbetet ende i ulet. Nderkohe vleresohen disa ndryshime ne kuadrin ligjor si trajnimet dhe bashkepunimi mes institucioneve ne fushen e krimit te organizuar. KE-ja thote se nevojitet me shume progres per te realizuar ne menyre te vecante hetimin efikas qe pengohet me se shumti nga imuniteti i politikaneve apo i gjyqtareve. Per KE-ne ne pjesen me te madhe te rasteve hetimi per korrupsion eshte ndalur te zyrtare te nivelit te ulet. Per sa i perket kriterit te trete qe ka te beje me konfiskimin e aseteve kriminale KE-ja vlereson progresin e arrire ne vendin tone. Ne menyre qe te arrihet zbatimi efikas i ligjit mbi konfiskimin e te ardhurave nga krimi burimet njerezore te njesise qe merret me hetimin e aseteve te krimit te organizuar ne nivel qendror e lokal jane shtuar ne menyre thelbesore - thuhet ne raport. Raporti i KE-se hap rrugen per vendimin final per heqjen e vizave afatshkurtra per qytetaret shqiptare.