E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhashe doreheqjen nuk me shkarkuan

15/09/2010Dritan Prifti jep detaje mbi largimin e tij nga posti i ministrit te Ekonomise

Nenkryetari i LSI-se thote se ne muajt e fundit ka pasur presione madje edhe kercenime

Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti ka deklaruar dje se kishte dhene doreheqjen dhe nuk ishte shkarkuar. Ai ka thene se eshte gati tu hape rrugen ndryshimeve ne kabinetin qeveritar pas kerkeses qe partia ku ai eshte nenkryetar i beri kryeministrit Sali Berisha. Prifti nenkryetar i Levizjes Socialiste per Integrim nje nder themeluesit e saj tha se i ka komunikuar menjehere doreheqjen kreut te qeverise e shoqeruar kjo edhe me falenderimet per bashkepunimin gjate nje viti ne qeveri. Ne konferencen e fundit per shtyp me statusin e drejtuesit te METE-se Prifti ka bere publike disa detaje lidhur me ekzistencen e tij ne postin ministror. Une u perpoqa te beja me te miren. Kam dhene maksimumin tim pavaresisht se kam punuar me nje ngarkese maksimale me presione nga te gjitha llojet perfshire edhe kercenime per jeten dhe familjen te cilen e kam denoncuar ne Prokurori disa dite me pare - ka deklaruar Prifti. Sipas tij kjo eshte konfirmuar edhe nga kryeministri Berisha i cili ka thene se ka pasur mbi 6 muaj kerkese per ta liruar si minister. Kur presioni per detyren time eshte bere edhe mbi kryeministrin imagjinojeni presionin qe eshte bere mbi mua. Por presionin e kam perballuar me sukses. Nuk kam bere asgje qe nuk e lejonte ligji - shtoi ai. Duke marre parasysh te gjitha tezat e hedhura mbi te ardhmen e tij politike Prifti ka theksuar se ai do te vazhdoje te militoje te LSI-ja dhe do te perkrahe mazhorancen qeverisese. Megjithate ai eshte shprehur se nuk i ka ardhur mire per menyren se si rrodhen ngjarjet te cilat sollen thirrjen e mbledhjes se kryesise se partise se tij dhe vendimin per zevendesimin si minister. Sigurisht qe per te qene i sinqerte ka disa gjera qe nuk me pelqyen. Nuk me pelqeu qe kur une varrosja gjyshen time kryesia e LSI-se nuk priti qe une te isha i pranishem ne mbledhje. Jo se do te ndryshonte dicka por eshte thjesht njerezore. Une kerkova shtyrjen e mbledhjes ndoshta pas varrimit por kjo nuk u realizua. Ketu e kam nje qejfmbetje - tha ai. Nenkryetari i Levizjes tha se do te kerkoje nje takim te vecante me kryetarin Meta per te sqaruar te ardhmen. Por kjo qejfmbetje mund te shnderrohet edhe ne ndonje divorc te ardhshem mes tij dhe LSI-se. Jam njeri i votuar qe kam 9 vjet ne Parlament. Te gjithe njerezit me njohin dhe besoj se kam mbeshtetje. Per hir te se vertetes nuk kam asnje merak per te ardhmen time politike sepse alternativat jane te gjitha perpara - tha Prifti. Diten e fundit si minister ai nuk mbeti pa iu referuar edhe akuzave qe opozita ka ngritur kohet e fundit ne adrese te tij. Sipas tij opozita nuk e ka kritikuar per ndonje firme qe ka hedhur si minister por eshte sulmuar vetem ne baze te deklarimit te pasurise e cila eshte teresisht e ligjshme.

Dekretet presidenciale

Presidenti i Republikes Bamir Topi permes dekreteve te vecanta ka vendosur lirimin e Dritan Priftit si minister i Ekonomise dhe zevendesimin e tij me Ilir Meten si dhe emerimin e Edmond Haxhinastos minister te Jashtem. Sipas pikes 2 te nenit 98 te Kushtetutes dekretet shqyrtohen brenda 10 diteve nga Kuvendi.

Prifti Luan Rama eshte shprehur kunder meje

Ministri ne largim i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Dritan Prifti ka bere publik dje disa momente gjate diskutimit ne mbledhjen e kryesise se partise ku u vendos largimi i tij nga posti ministror. Sipas versionin te Priftit sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama eshte shprehur ne lidhje me hetimet qe kane nisur pas akuzave te Partise Socialiste mbi pasurine e ministrit te Ekonomise. Gjate mbledhjes se kryesise se LSI-se zoti Luan Rama qe eshte dhe sekretar i pergjithshem ka bere disa deklarata se do ta shohim ne se si do te perfundoje hetimi i pasurise se zotit Priftit - ka deklaruar nenkryetari i Levizjes. Permes kesaj deklarate ai tha se pikerisht segmente brenda LSI-se po punojne kunder tij. Kjo me ben mua qe te kuptoj se ndoshta ka nje nxitje dhe nga partia ime - deklaroi hapur Dritan Prifti numri dy i kesaj force politike. Vete Luan Rama gjate komunikimit me mediet pas mbledhjes se kryesise tha se ndryshimet e perfaqesimit ne qeveri u bene per shkak te permiresimit te performances dhe nevojave partiake.

Prifti Spartak Braho shiti votat e LSI-se ne Lushnje

Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Dritan Prifi nuk eshte kursyer ne sulmet ndaj anetarit te kryesise se partise se tij Spartak Braho. Sipas numrit dy te LSI-se Braho ka qene nje tjeter person qe gjate mbledhjes se kryesise jo vetem ka mbeshtetur largimin e tij nga posti i ministrit te Ekonomise por ka thene se me largimin e Priftit do te dobesohet edhe klani i ketij te fundit brenda partise. Ne mbledhjen e kryesise zoti Spartak Braho sdua te bej komente per te si prokuror i kohes se Enverit apo si njeri qe diten e votimit ne zgjedhjet e kaluara mbylli celularin dhe u zhduk kater dite dhe i shiti votat ne Lushnje ka thene se klani i Priftit ne LSI eshte shume i madh dhe ne duhet ta crrenjosim - ka deklaruar nenkryetari i LSI-se publikisht. Por ai ka dashur te nenvizoje se deklaratat e Luan Rames dhe Spartak Brahos jane thjesht personale dhe nuk paraqesin linjen zyrtare te partise. Keto gjera une nuk i marr si deklarata te LSI-se apo si qendrime te LSI-se apo te kryesise. Keto jane qendrime personale te disa individeve - tha Prifti ne konferencen e fundit si minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›