E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Gjyqesori te zbatoje parimet e shtetit te se drejtes

15/09/2010Presidenti pret kryegjyqtarin e larte turk

Presidenti i Republikes priti dje kryetarin e Gjykates se Larte te Turqise Hasan Gerecer dhe delegacionin zyrtar qe e shoqeronte. Ne kete takim Presidenti Topi tha se institucionet e drejtesise dhe i gjithe sistemi gjyqesor duhet te zbatojne parimet e shtetit te se drejtes sipas standardeve me te larta te familjes evropiane si dhe te sigurojne integritet dhe profesionalizem ne dhenien e drejtesise ne menyre qe pushteti gjyqesor te jete i pavarur i paanshem dhe i cliruar perfundimisht nga ndikimet e cdo lloj natyre. Keto gjykime si kryetar shteti njekohesisht kryetar i KLD-se Topi i prezantoi pasi e njohu mysafirin me procesin e reformimit te sistemit te drejtesise ne Shqiperi si dhe sfidat me te cilat ky sistem perballet me qellim konsolidimin e pavaresise se tij dhe rritjes se profesionalizmit. Ne kete pike kreu i shtetit nenvizoi rendesine e madhe te procesit kushtetues te zevendesimit te anetareve te Gjykates se Larte dhe anetareve te Gjykates Kushtetuese duke perfshire edhe kryetarin e saj nepermjet nje procesi transparent dhe profesional. Nga ana e tij Gerceker shprehu besimin se do te vijoje me sukses edhe ne te ardhmen dhe duke e ilustruar kete me nje nderveprim me te ngushte mes Gjykatave te Larte te dy vendeve respektive. Ai vleresoi gjithashtu rolin dhe angazhimin e Presidentit Topi ne mbrojtje te pavaresise dhe konsolidimin e pushtetit gjyqesor. Kreu i Gjykates se Larte te Turqise u prit edhe nga kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›