E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha kerkon djegien e vizave per shqiptaret"

Partia Socialiste ka reaguar lidhur me deklaratat e kreut te qeverise, Berisha, duke u shprehur se nuk mund te fshihet per krizen qe ka perfshire vendin pas perurimeve te rrugeve per te disaten here. "As cirku qesharak me pune te inauguruara nga 4 here e as shpifjet e sharjet per opoziten, nuk mund te shtyhen e aq me pak mund ta shtyje kete situate duke bere zonjen Bregu, zedhenese te Shteteve te Bashkuara, te kane folur qarte sic po flet gjithe Evropa", tha deputetja socialiste e Qarkut te Korces, teksa ai eshte pergjigjur ministres Bregu. Nepermjet deputetes Xhacka, selia roze i beri apel kreut te qeverise qe te ndergjegjesohet, duke paralajmeruar se nuk mund te hidhet "breg me breg" me shpresen se do te mund te kaloje "lumin" e krizes, duke bere sikur kriza nuk ekziston.
Deputetja socialiste ka kembengulur dhe njehere ne qendrimin e saj, teksa eshte shprehur se kreu i qeverise nxjerr cdo dite justifikim e radhes per krizen qe sipas mazhorances nuk ekziston. Partia Socialiste kerkoi prej kreut te qeverise qe te mos bllokoje integrimin e metejshem te vendit ne institucionet evropiane dhe levizjen e lire te shqiptareve pa viza ne vendet e zones Shengen. "Nese z.Berisha eshte gati t'u djege shqiptareve edhe vizat per te mbajtur kutite te mbyllura, ne jemi te gatshem te bejme marreveshje per transparencen e integrimin", tha deputetja Olta Xhacka nga selia roze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›