E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ceshtja came, komplekse dhe ende pa u zgjidhur"

Kryetari i Partise Per Drejtesi dhe Unitet, Shpetim Idrizi, u ankua dje tek Presidenti Bamir Topi mbi problemet e ceshtjes came, komunitet qe ai perfaqeson ne Kuvend. Gjate paradites se djeshme, Idrizi i shoqeruar edhe me perfaqesues te tjere te forces se tij politike, u prit ne presidence nga kreu i shtetit. Fillimisht ai vleresoi qendrimin e vazhdueshem te Presidentit, Bamir Topi ne perkrahje te ceshtjes kombetare dhe me pas parashtroi disa nga problemet qe shqetesojne sot komunitetin cam, kryesisht ato te pronave te popullsise came dhe te drejtave legjitime te ketij komuniteti. Me tej, zoti Idrizi nenvizoi faktin se partia e tij synon bashkepunimin me te gjithe deputetet e tjere ne Kuvend dhe po jep garancite e kerkuara per miratimin e cdo ligji qe synon integrimin e vendit, nderkohe qe ka theksuar se do te jete i hapur me te gjithe faktoret qe do mbeshtesin ceshtjen came. Kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi, duke shprehur mirekuptimin per shqetesimet e ngritura ne takim, nga zoti Idrizi dhe perfaqesuesit e tjere politike te PDU-se, theksoi se ceshtja came eshte nje ceshtje qe duhet trajtuar me kujdes dhe me ndjeshmerine e duhur. "Ceshtja came eshte nje ceshtje mjaft komplekse, e cila megjithese ende nuk ka gjetur nje zgjidhje perfundimtare, eshte ne vemendjen e te gjitha institucioneve te vendit", u shpreh Presidenti. Deputeti Idrizi, prej kohesh ka shprehur ne Kuvend shqetesimet e tij ne lidhje me ceshtjen came si dhe ka kerkuar ndihmen e ligjvenesve per venien e drejtesise ne vend, ne menyre te vecante me pronat e ketij komuniteti. Keto shqetesime, Idrizi ia ngriti dje edhe Presidentit Bamir Topi, me shpresen e zgjidhjes se kerkesave te tyre dhe venien ne vend te padrejtesive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›