Bregu: Oferta, transparence pa shkelur ligjin
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i beri thirrje dje opozites, qe te nise hetimin e zgjedhjeve nepermjet proceseve kushtetuese dhe ligjore. Duke pershendetur ne emer te qeverise, deklaraten e Zevendes Sekretarit Amerikan te Shtetit, James Stainberg, i cili rikonfimroi qendrimin e SHBA-ve per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit dhe Institucioneve legjitime shqiptare, Bregu tha se qeveria eshte e gatshme qe te pranoje hetimin parlamentar nepermjet komisionit hetimor te ngritur. "Qeveria shqiptare siguron qeverine e Shteteve te Bashkuara se ne perputhje me shtetin ligjor dhe ne respekt ndaj Kushtetutes dhe Institucioneve demokratike te vendit, ne Shqiperi mund te behet transparenca e cdo dokumenti. Rikonfirmojme publikisht edhe nje here se mazhoranca legjitime e dale nga zgjedhjet e 28 qershorit i ka ofruar opozites per zgjidhjen e qendrimit te saj ndaj parlamentit jo vetem pjesemarrje ne Komisionin Hetimor Parlamentar, por edhe shumicen me vote ne kete komision, si dhe kryesimin e tij, per te mundesuar hetimin e cdo ceshtje qe lidhet me zgjedhjet, pervec ceshtjeve per te cilat ka vendim gjykate", u shpreh ajo. Sipas Bregut, opozita ka mundesine t'i ndjeke dhe t'i zgjidhe ne rruge gjyqesore dhe qeveria eshte e hapur qe opozites t'i krijohen te gjitha kushtet qe te paraqese ne Prokurori per hetim te metejshem e te plote cdo akt apo dokument, qe ajo disponon mbi pretendimet e saj.