Rama: Gati per kompromis ne te mire te vendit
Rozeta Rapushi
Kerkesa e Partise Socialiste per transparencen e zgjedhjeve, do te vijoje edhe sesionin e ardhshem parlamentar qe celet ne 6 shtator. Kryetari i selise roze, Edi Rama, tha dje se kerkesa e opozites, do te vijoje per aq kohe sa eshte e nevojshme. "Ne e kemi thene ne menyre te qarte dhe transparente, qe ka nje afat dhe pertej atij afati duhet te kete nje zgjidhje, per te mos pasur pasoja per vendin", deklaroi Rama. Ai i beri apel kryeministrit Sali Berisha, qe te jape sa me pare zgjidhje per krizen ne vend. "I bej apel kryeministrit, te ndalet ne turravrapin e tij drejt gremines, dhe te kuptoje me ne fund se nuk ka asnje gjase ta kaperceje krizen e gjithanshme me keto receta derrmuese per vendin, por edhe turperuese per ate vete dhe qeverine e tij. Une e ftoj perseri Sali Berishen, te degjoje zerin e arsyes dhe te heqe dore sa s'eshte vone nga arsyeja e forces. Ta pranoje krizen dhe te ulet per ta zgjidhur ate", kerkoi dje Rama. sipas tij, nuk ka asnje zgjidhje pa nisur nga transparenca, pa te cilen ai theksoi se nuk ka asnje rrugedalje te mundshme e asnje rruge te qendrueshme ne trajtimin e krizes se demokracise, te drejtesise e te ekonomise. Kreu socialist theksoi se marreveshja eshte e domosdoshme per te kapercyer krizen ne vend. "Nuk bej asnje koment lidhur me procesin e negocimit, por rikonfirmoj qe ne jemi te gatshem per kompromis dhe kompromis yne eshte hapja rruge e transparences. Une konfirmoj dhe riafirmoj vullnetin tone per nje zgjidhje, e cila t'i hape rruge transparences dhe njekohesisht per nje marreveshje te negociuar, e cila te krijoje kushtet qe Shqiperia te ristartoje ne rrugen e liberalizmit te vizave dhe te integrimit, e pa cenuar per shkak te konfliktit, qe e ka burimin tek kutite e mbyllura", vijoi Rama. Ai theksoi se kjo eshte e vetmja mundesi qe Shqiperia te marre fryme me lirisht permes nje procesi dhe ku opozita eshte e gatshme te kontribuoje, ne funksion te trajtimit te drejte te krizave te demokracise, te drejtesise dhe te ekonomise. "Ne jemi gati te merremi vesh per te miren e vendit, per transparencen qe vendit i duhet per te pare qarte rrugen qe ka perpara, per liberalizimin e vizave qe ne asnje menyre s'duhet te pengohet nga kutite e mbyllura, per drejtesine e ekonomine qe kerkojne nje qasje te re te cilen ne jemi gati te kontribuojme per ta realizuar", deklaroi Rama. Ai shprehu shqetesimin per humbjen e dukshme te logjikes ne qeverisjen e vendit. Sipas Rames vendi zhytet perdite e me thelle ne nje krize qeverisese dhe ekonomia e vendit vuan perdite e me ndjeshem pasojat e kesaj krize. "Receta e zgjedhur per krizen e demokracise, te drejtesise e te ekonomise eshte, ne te tre aspektet, me e keqja per vendin. Nuk zgjidhet kriza e demokracise duke mohuar se ajo ekziston. Nuk zgjidhet kriza e drejtesise duke pershkallezuar luften politike kunder pavaresise e profesionalizmit te sistemit gjyqesor", apeloi kreu socialist.