E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Askush s'qendron mbi ligjin, as opozita

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kritikoi dje ashper opoziten ne Konferencen e parlamenteve te Keshillit te Evropes qe zhvillohet ne Qipro, per perpjekjet e tyre per te dale kunder ligjit dhe Kushtetutes vetem per interesa egoiste dhe personale. Pikerisht ne konferencen me teme "Roli dhe pergjegjesite e opozites ne Parlament", Topalli nuk i kurseu aspak verejtjet para nderkombetareve kunder opozites shqiptare. "Pas zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, akti i partise qe votuesit e kane cuar ne opozite, eshte te pranoje dhe te nderoje verdiktin e popullit dhe jo te bojkotoje. Detyra e opozites, nuk eshte te propozoje asgje dhe te kundershtoje cdo gje. E aq me pak te perdore mekanizma penguese, bllokues", u shpreh Topalli. Sipas saj, opozita duhet te guxoje, sfidoje interesa te ngushta partiake dhe jo te kthehet ne funksion te interesave individuale te nje personi, duke folur keshtu per kreun e opozites, Edi Rama. Topalli shtoi se sjellja dhe roli i opozites perben nje element thelbesor per matjen e cilesise se demokracise dhe se ne se ajo merr rolin e prishesit, ajo demton drejtperdrejt vendin ne zhvillim. "Kur partite e opozites, perdorin mjete ekstra parlamentare, forma te ashpra e te gjata bojkoti, apo mjete te tjera qe nuk i takojne nje force politike, kjo forme e te berit opozite eshte mohimi i dialogut, i konsensusit, dhe mohim i vete qenies opozite parlamentare", vijoi Topalli ne fjalen e saj te mbajtur ne konference. Ajo foli gjithashtu edhe per arritjet e medha te Shqiperise ne kuader te integrimit dhe realizimit te reformave te rendesishme per vendin.

Prezantimi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, prezantoi dje ne Konferencen e krereve te parlamenteve te Keshillit te Evropes ne Qipro, se Kuvendi ka bere nje pune te madhe ne votimin e shume ligjeve te rendesishme dhe realizim e reformave te thella.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›