Berisha kërkon mbështetjen e Egjiptit për Kosovën
Shefi i ekzekutivit shqiptar, Sali Berisha, krahas diskutimeve të tjera me krerët e Egjiptit ka kërkuar githashtu edhe mbështetje nga vendet islamike për çështjen e Kosovës. Kryeministri kërkoi nga Egjipti të ndikojë të vendet e Konferencës Islamike 57 anëtarët e kësaj oranizate luajnë rol të rëndësishëm në OKB
Kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar takime me krerët më të lartë egjiptianë. Në takimin me ministrin e jashtëm të Egjiptit Abdul Geit të cilit i ka përcjellë këtë kërkesë, e njohu atë me qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me çështjen e statusit të Kosovës.
Kryeministri Berisha kërkoi që Egjipti të impenjohet dhe të ndikoje tek vendet e Konferencës Islamike në mënyrë që ata ta njohin Kosovën e pavarur në bllok.Ministri i Jashtëm Abdul Geit falënderoi Kryeministrin për vizitën dhe për rezymenë. Ai tha se Egjipti do të bëjë ç'është e mundur që çështja e Kosovës të jetë në qendër të vëmendjes në mbledhjen e ardhshme të Konferencës Islamike në Senegal, në mars të vitit 2008. Në raste te dështimit të negociatave deri më 10 dhjetor Kosova mund të shpallë në mënyrë të njëanshme pavarsinë dhe në këtë rast njohja e 57 vendeve të Konferencës Islamike në bllok do të ishte një hap i rëndësishëm. Vendet e kësaj organizate në të cilën është anëtare edhe Shqipëria pritet të mbajnë një qëndrim për këtë çështje në mbledhjen e ardhshme, por qeveria shqiptare po përpiqet që të bindë ata për rëndësinë që ka oavarësia për stabilitetin e rajonit.Berisha është shprehur se plani Ahtisaari është zgjidhja më e mirë jo vetëm për Kosovën, po edhe për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin.
Ky plan, - theksoi Kryeministri - përmban standardet më të larta për minoritetet në gjithë Europën dhe i garanton atyre të drejtat më të mëdha. Ne e pranojmë këtë standard të lartë, sepse rajoni ka ende plagë nga e kaluara e afërt. Kosova, - vijoi më tej Kryeministri, - nuk mund të mos jetë e pavarur, sepse historikisht nuk ka qenë pjesë e Serbisë. Ajo ka qenë pjesë e Perandorisë Otomane dhe më pas është trajtuar si koloni nga serbët. Megjithëse anëtarësimi i vendit tonë në këtë organizatë ka qënë shpesh objekt debati dhe kritikash në këtë moment mbështetja e kësaj organizate është thelbësore për çështjen e Kosovës. Duke e njohur këtë fakt pak kohë më par edhe pjestarë të ekipit të unitetit zhvilluan takime me përfaqësue të këtyre vendeve në OKB. Qeveria shqiptare nëpërmjet diplomacisë së saj vetë kreu i qeverisë janë angazhuar në një fushatë për arritjen e një mbështetje sa më ta madeh ndërkombëatre pro pavarësisë së Kosovës.