Xhufi: Tre drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike,drejtojne shtetin
Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi Konferencën e saj të Dytë në rrethin e Librazhdit. Në këtë Konferencë ndodhedhin më shumë se 300 pjesëmarrës ndër të cilët 160 prej tyre ishin delegatë të Konferencës. Në këtë Konferencë morën gjithashtu edhe zv.Kryetari i LSI, Prof.Pëllumb Xhufi, Sekretarja Organizative e LSI, znj.Brizida Gjikondi dhe anëtari i Kryesisë z.Gaqo Apostoli. Ndërkaq në këtë konferencë ndodheshin edhe Kryetari i LSI në rrethin e Elbasanit, z.Bujar Kllogjri si dhe drejtues të tjerë të LSI në këtë rreth. Kjo Konferencë zgjodhi Kryetar të ri të degës së LSI në Librazhd, menaxherin 30-vjeçar Bledi Koçi me 75 vota, kundrejt 73 votave që mori kandidati tjetër Sefer Venori.
Gjatë fjalës së tij, zv.Kryetari i LSI, prof. Pëllumb Xhufi u shpreh se mazhoranca aktuale po tenton të uzurpojë të gjithë pushtetin. Sot, ne kemi një pushtet që gjithnjë dhe më shumë po tenton të bëhet blu, u shpreh Xhufi, pasi tre drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike, Kryetari dhe dy nënkryetarët drejtojnë institucionet më të rëndësishme të shtetit, Presidencën, Qeverinë dhe Parlamentin, duke vendosur një monopol pushteti të rrezikshëm. Por më shqetësues, theksoi zv.Kryetari i LSI, është fakti se tashmë janë bashkuar të tre këta krerë institucionesh për të goditur edhe kështjellën e fundit të pavarur, që nuk është pushtuar nga forcat blu, që është Prokurori i Përgjithshëm, duke shkelur me dy këmbë Kushtetutën dhe ligjet dhe mbi të gjitha ata duan të heqin Prokurorin e Përgjithshëm, sepse pikërisht tani institucioni i Prokurorisë ka lëvizur, duke hapur disa procese hetimore për korrupsion dhe afera të pushtetarëve të sotëm.
Duke folur për nivelin e lartë të korrupsionit, zv.Kryetari Xhufi theksoi se në korrik 2005 Berisha erdhi në pushtet, duke tundur flamurin e antikorrupsionit, ndërsa tani pas dy vitesh e gjysmë të qeverisjes së tij, korrupsioni jo vetëm që nuk është luftuar, por ka infektuar gjerësisht edhe qeveritarët aktualë. Korrupsioni aktualisht është evident në të gjithë shërbimet, tha Xhufi, duke varfëruar në mënyrë tragjike shqiptarët.
Gjatë kësaj Konference foli edhe anëtari i Kryesisë, z.Gaqo Apostoli, i cili vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin gjithnjë e më të madh të popullit të Librazhdit me LSI. Gjithashtu në këtë Konferencë pjesëmarrësit garantuan që LSI do të jetë forcë e parë politike në zgjedhjet e ardhshme në këtë rreth. Për këtë ata u angazhuan që të trokasin derë më derë dhe zemër më zemër.