E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjesimi i municioneve, skema

TIRANE - Percaktohen rregulla te forta per asgjesimin e te gjitha municioneve te panevojshme ne Shqiperi. Tashme jane percaktuar dhe vendet te cilat do te sherbejne si poligone demontimi, larg qendrave te banuara, si dhe rregullat baze qe do te perdoren per perzgjedhjen e tyre. Njeheresh jane percaktuar dhe masat qe do te merren ne rastin e ndonje fatkeqesie te mundshme te shperthimeve te padeshiruara, per efekt te gabimeve njerezore dhe bashkepunimi mes strukturave qendrore dhe vendore. Qeveria miratoi pasditen e djeshme projektligjin per percaktimin e poligoneve per asgjesimin e municioneve qe ekzistojne ne vend. Me vendimi e djeshem eshte percaktuar se duhet te jene vetem 8 zona ne te gjithe vendin, ne te cilat do te behet asgjesimi dhe demontimi i municioneve te kalibrave te ndryshme qe ekzistojne ne Shqiperi. Ne projektligj theksohet se siperfaqja e territorit te poligoneve te asgjesimit te municioneve te Forcave te Armatosura gjate periudhes se asgjesimit te tyre, administrohet nga Ministria e Mbrojtjes. Nga ana tjeter percaktohet se, per funksionimin dhe administrimin e poligoneve, ministri i Mbrojtjes miraton rregulloret perkatese, te propozuara nga Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura. Ne draftin e miratuar diten e djeshme nenvizohet fakti se ndertimi i objekteve ushtarake, te perkohshme dhe te perhershme, brenda territorit te poligoneve dhe brezit te sigurise, behet ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe vetem me miratimin paraprak te ministrit te Mbrojtjes.

"Ministria e Mbrojtjes, per nevoja te asgjesimit te municioneve, percakton rajone tokesore, hapesira detare e korridore ajrore te kufizuara perkohesisht per qarkullim, lundrim, fluturim, gjueti e cdo veprimtari tjeter, qe krijon premisa per shkaktim demi, duke njoftuar 30 dite perpara, me shkrim organet perkatese", theksohet ne draftin e miratuar dje nga Keshilli i Ministrave. Po keshtu ne draft jepen edhe rastet ne te cilat ndalohet realizimi i asgjesimit te municioneve te shumta qe ekzistojne ne vend.

Keshtu sipas draftit, ndalohet realizimi i asgjesimit te municioneve ne det, jashte kufirit shteteror, jo me afer se 4 km nga instalimet e shpimit dhe te shfrytezimit te naftes, nga qendrat e banuara, rezervuaret, digat dhe vendet me rezerva te burimeve nenujore, monumentet e natyres, monumentet e kultures, si dhe ne zonat e tyre te mbrojtura, ne korridoret e hyrjes e te daljes se aviacionit civil, ne hapesiren ajrore te vendit.

Nje nen i vecante ne draft, i rezervohet edhe rasteve kur asgjesimi i municioneve mund te sjell demtime per popullsine e nje zone. "Demet e shkaktuara, si rrjedhoje e asgjesimit te municioneve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, kompensohen ne menyre te drejtperdrejte dhe sipas marreveshjes, ndermjet Ministrise se Mbrojtjes dhe paleve te demtuara", duke shtuar se nese konflikti nuk zgjidhet me marreveshje, atehere palet i drejtohen gjykates perkatese. Nderkohe qe percaktohen dhe dikasteret perkatese qe perfshihen ne vendimin per ngritjen e poligoneve te demontimit, qe fillojne nga Ministria e Mbrojtjes, vijojne me ate te Brendshme, te Mjedisit dhe Turizmit.

Menyra e procedimit per asgjesimin

Njesite perkatese te FA, 30 dite perpara zhvillimit te asgjesimit te municioneve, njoftojne organet e qeverisjes vendore, ne territorin e te cilave shtrihet poligoni, apo te atyre, me te cilat kufizohet poligoni.

Organet e qeverisjes vendore jane te detyruara, qe brenda 5 diteve nga data e marrjes se e njoftimit, te bejne njoftimin e popullsise perreth.

Ministria e Mbrojtjes bashkepunon me Agjencine e Sherbimit Arkeologjik, per kryerjen ne terren te survejimit arkeologjik, para fillimit te operacioneve te asgjesimit te municioneve, si dhe gjate kohes se kryerjes se tyre.

Ministria e Mbrojtjes bashkepunon me Komitetin Shteteror te Mbrojtjes se Tokes per parandalimin e demtimeve, qe mund t'i behen tokes bujqesore, gjate kryerjes se asgjesimit te municioneve ne poligone.

Vendet ku do te asgjesohen

Poligoni "Livadhet e Hamzit", Puke

Poligoni "Shen Noi Madh", Bize

Poligoni "Zgare", Librazhd

Poligoni i "Shenmrise", Gramsh;

Poligoni "Perroi i Bigazit", Skrapar

Poligoni "Fushe Roshaj", Voskopoje

Poligoni i Trajlarit, Kelcyre

Poligoni "Jube", Sukth, Durres


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›