Paniku semur 42 gjimnaziste
Lac- Helmi misterioz i hedhur ne katin e pare te shkolles se mesme te Gorres ne Fushe Kuqe te Kurbinit ka futur ne panik 100 nxenesit e saj. Drejtoria e Shendetit Paresor urdheroi dje, kycjen e shkolles deri ne qetesimin e situates, pasi vetem paradite perfunduan ne spital 42 nxenes qe ankoheshin per helmim edhe nje dite pas ngjarjes. Policia deklaroi zyrtarisht se shkak i ngjarjes ishte nje qese qe perdorej si loder femijesh ne ambiente te hapura dhe jo te mbyllura, qe ka shkaktuar helmimin e tete nxeneseve dhe dy mesueseve. Prokuroria e Kurbinit nisi hetimet per helmimin masiv per te zbuluar autorin, qe besohet se eshte nje nxenes i vitit te dyte te gjimnazit. Drejtori i shkolles, Luigj Deda, ka mbyllur godinen deri ne nje afat te dyte. Kurse kreu i bluzave te bardha ne rrethin e Kurbinit, Lulash Aroni, deklaroi se 42 te personat qe kane shfaqur ankesa jane femra dhe shkak ishte nje depresion i shkaktuar nga ngjarja, qe e cilesoi si "Atak Panik", ose ndryshe "stres kolektiv".
Paniku
Diten e djeshme mesimi ka nisur rregullisht, pavaresisht ngjarjes se ndodhur te enjten, ku nje qese e hapur ne korridorin e shkolles helmoi tete nxenes dhe dy mesues. Por gjate pushimit te gjate, midis ores 10:30-11:00, shumica e vajzave gjimnaziste filluan te shfaqnin shenja agonie, gjendje te fiketi dhe situata ka qene alarmante. Prinder dhe te aferm te nxenesve kane shkuar menjehere ne shkolle, duke u dhene ndihmen e pare dhe derguar per ne spitalin e Lacit. Drejtori i Shendetit Paresor, Lulash Aroni, ka leshuar dy urdhra. I pari mbyllja e shkolles dhe i dyti boshatisja e pavionit te Patologjise. Fillimisht kane qene 25 nxenese, por numri ka ardhur ne rritje deri ne mesdite. Nxenesve te shkolles se mesme ne Gorre u jane bere analizat e gjakut dhe u konfirmua se ishte vetem nje gjendje frike e shoqeruar me stres e panik, por jo helmim. Pas marrjes se ndihmes mjekesore, 38 nxenes jane kthyer ne banesa, kurse kater te tjere jane derguar ne spitalin e Lezhes per mjekim me te specializuar. Mjeket thane se ishte nje patologji nervore qe njihet si "Atak Panik", e shkaktuar nga ngjarja e nje dite me pare. Te vizituarit kane qene te moshes nga 15, deri ne 18 vjec, nxenese te te kater viteve.
Policia
Policia e Lezhes ne nje deklarate zyrtare e konsideroi ngjarjen si nje helmim. Zedhenesja Elona Nika tha dje se, "Policia Shkencore ka kryer ekspertizen per ngjarjen e ndodhur ne shkollen e Gorres dhe qesen misterioze, duke arritur ne konkluzionin se kemi te bejme me nje helmim te nxenesve". Nga hetimi i deritanishem rezulton se nje person ende i paidentifikuar, por qe besohet se ka qene gjimnazist, ka hedhur ne shkolle nje loder femijesh e quajtur "Fort Bant", e cila ka shperthyer ne ambient te mbyllur dhe per pasoje ka sjelle helmimin e nxenesve. Sipas eksperteve, kjo loder duhet te perdoret vetem ne ambiente te hapura, pasi aty nuk shkakton helmim. Nika u shpreh se po punohet per te identifikuar autorin qe ka hedhur kete loder ne korridorin e katit te pare, ndersa edhe dje jane kryer kontrolle per te zbuluar ndonje lende tjeter te dyshimte, por pa sukses. Po dje ka reaguar edhe Prokuroria e Kurbinit, qe ndersa ka mesuar se numri i te shtruarve ka qene 42 nxenes, kerkoi hapjen e hetimeve. Kryeprokurori Besim Hajdarmata kerkoi gjetjen e autoreve dhe zbardhjen e plote te shkaqeve.
Diagnoza sipas mjekut Lulash Arnoni
"Eshte vetem nje panik, nuk ka shenja helmimi"
Drejtori i Shendetit Publik Lac, Lulash Aroni nuk ka lejuar asnje nxenes te largohet nga spitali deri ne perfundim te analizave dhe i bindur se kishte te bente me nje patologji nervore. "Kjo gjendje ka ardhur pasi nxenesit kane tre dite qe perhapin panik se ne shkolle eshte hedhur helm. Pas verifikimit dhe analizave te kryera nga mjeket eshte konstatuar se nuk kane pasur gjurme helmi ne gjak. Matje jane bere ne shkolle dhe ne ujin e pijshem ne Gorre, por nuk ka pasur asnje shenje te dyshimte. Mendoj se kemi te bejme me nje semundje te quajtur "Atak Panik", e thene ne shqip, stress kolektiv", e cila eshte e zbuluar ne shekullin e 18-te nga skocezi Havel, e perhapur edhe ne kampet naziste", shprehet Aroni per gazeten "KJ".
Shenjat qe shfaq semundja "Atak Panik"
Sipas Lulash Aronit, kjo eshte hera e pare qe semundja shfaqet ne vendin tone. Prek njerezit te cilet diskutojne per nje problem te caktuar dhe i perfshin ne panik. Gjate bisedes qelizat e trurit, te cilat jane ne gjendje gjumi, acarohen dhe japin keto crregullime, si djersitja, dridhje, marrje mendsh etj, por qe kalojne shume shpejte. Mjafton qe nje person te shfaqe keto shenja dhe te pranishmit e tjere te preken nga kjo patologji. Per mjekim eshte perdorur terapi psikologjike, fiziologji, serum apo valium ne rastet problematike