E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha komenton strukturën e prezantuar nga Rama: Hajde qeveri kjo Piktori 1, hajde!

berishaaaaaaaKryeministri Sali Berisha ka komentuar strukturën e qeverisë së re, të prezantuar nga kryeministri i ardhshëm, Edi Rama.

Të dashur miq, risitë e para të qeverisë Piktori 1 janë:

-rritet me 30% numri i anëtarëve të kabinetit;

-rriten me 30% shpenzimet e qeverisë për veten e saj. Kështu mendon ai se luftohet më mirë kriza?!

-shkenca për qeverinë Piktori 1 nuk ekziston (e gjora mori malin!);

-kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt;

-1 milion hektarë pyje mbeten jetim

Ndarje torte për orekse të sëmura. Hajde qeveri, hajde! shkruan Berisha në Facebook./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›