Vlore sekuestrohen 284 kg kanabis arrestohet poseduesi
Policia e Vlores ka bere te mundur sekuestrimin e 284 kg kanabis sativa ndersa eshte arrestuar edhe poseduesi i droges. Burime nga policia bejne me dije se gjate operacionit te koduar Duralumini ne aksin Gjirokaster-Sarande eshte arrestuar 22-vjecari Ermal Ramaj pasi gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin e tij kamioncine me targa AA 273 AY eshte gjetur sasia e droges.
Agjentet e antidroges kane ngritur nje postbllok ne aksin Gjirokaster-Sarande dhe porsa kane pikasur mjetin e dyshuar i kane bere shenje per te ndaluar dhe drejtuesi i mjetit nuk ka bere rezistence. Policia ka ushtruar kontroll te imtesishem dhe ka zbuluar nje dopio shtrese te modifikuar ne mjet dhe pikerisht ne te ishin vendosur qindra pako 1 dhe 2 kilogramshe sasia e te cilave pas peshimit rezultoi ne 283 kg e 700 gram lende narkotike e llojit cannabis sattiva. Mesohet se sasia e hashashit vinte nga Lazarati dhe do te trafikohej me pas ne Greqi.
Policia ka shoqeruar menjehere ne Komisariatin e Sarandes te dyshuarin Ermal Ramaj banues ne lagjen 28 nentori ne Vlore po zhvillohen hetime per identifikimin dhe kapjen e bashkepunetoreve te 22-vjecarit vlonjat ne transportimin e kesaj ngarkese te madhe me droge.