E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në gjendje të rëndë 59-vjeçari, e përplasi treni

I plagosuri Enver Saraçi

Enver Saraçi, 59 vjeç nga Lushnja është aksidentuar rëndë nga përplasja me trenin e linjës Rrogozhinë-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:45 e mëngjesit të së hënës, në vendin e quajtur pranë mbikalimit të rrugës automobilistike për në fshatin Savër.

I aksidentuari ka qenë duke ecur sipër linjës hekurudhore, kur ka ndodhur përplasja. Mashinisti i trenit të udhëtarëve nuk ka mundur dot të frenoj duke përplasur 59-vjeçarin. Më pas kanë qenë uniformat blu që shërbejnë në këtë tren që i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit.

I plagosuri është nxjerrë në afërsi të fshatit Savër dhe për më shumë se 30 minuta është dashur të presë ardhjen e ambulancës.

Në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të marra dhe hemorragjisë së shkaktuar, i lënduari  është transportuar për në spital. Bluzat e bardha kanë pohuar se gjendja shëndetësore e tij është shumë e rëndë dhe në rrezik për jetën.

K.Thana

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›