Treni Lushnje- Vlore aksidenton rende 58-vjecarin
Nje 58-vjecar eshte aksidentuar sot nga treni i linjes Lushnje-Vlore. Ngjarja ka ndodhur ne peri te Lushnjes ku 58-vjecari Enver Saraci ka qene duke kaluar ne hekurudhe ne momentin kur eshte perplasur nga treni.
Pas aksidentit te ndodhur personat e pranishem njoftuan policine dhe kerkuan nje autoambulance por ndihma mjekesore ka mberritur me rreth 40 minuta vonese.
Pas ardhjes se ambulances 58-vjecari eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Lushnjes se mesohet se ai eshte ne gjendje te rende per jeten.