Tirane ne pranga 4 persona per trafikim lendesh narkotike
Kater persona te dyshuar per trafikim nderkombetar lendesh narkotike jane vene ne pranga sot ne Tirane ne kuader te nje operacioni antidroge ne 5 vende Ballkanike.
Ende nuk ka shume detaje per te dhenat e operacionit pasi ai po zhvillohet edhe ne keto momente por behet fjale per nje operacion te koordinuar mes policive te 5 vendeve Kroacise Bosnjes Malit te Zi vendi tone dhe Serbise.
Te arrestuarit jane Leonard Dushi Agim Hasaj Leonard Sterkaj dhe Ervis Bici te gjithe nga Shkodra. Operacioni i koduar Trio ka nisur qe ne oren 6 te mengjesit ne te 5 vendet ballkanike.
Policia e Malit te Zi konfirmoi se ka arrestuar 16 persona ndersa shume te arrestuar jane konfirmuar edhe ne Kroaci dhe Serbi. Ballkani konsiderohet si nje zone tranzit per trafikim te armeve dhe droges ne drejtim te Europes Perendimore.