Berisha konfirmon viziten zyrtare ne Azerbajxhan per gazsjellesin
Kryeministri shqiptar Sali Berisha pritet te vizitoje se shpejti Azerbajxhanin ku do te loboje sa i perket kalimit permes Shqiperise te gazsjellesit qe nis nga Deti Kaspik dhe perfundon ne Europe. Kete vizite me misionin e perfshirjes se Shqiperise ne harten e vendeve qe do te perfitojne nga ky projekt madhor i gazit kreu i qeverise e beri te ditur nga Konferenca e Sigurise se Mynihut te cilen po e ndjek e prej dy ditesh. Duke pasur si fokus kryesor ne kete vizite gjetjen e mbeshtetjes sa i perket projekteve energjetike ne Shqiperi Kryeministri Berisha deklaroi dje se ai kishte zhvilluar ne Gjermani nje takim me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Shqiperia eshte nje vend me potenciale te medha por eshte nje vend gjithashtu ne te cilin duket se do te kalojne dhe gazsjelles te medhenj qe do te sjellin gazin Kaspik drejt Europes. Ndaj dhe e konsiderova shume te rendesishme kete seance. Bisedova me faktore kryesore sic eshte Presidenti i Azerbajxhanit ku se shpejti do te kem nje vizite zyrtare ne kete vend mik por dhe me faktore dhe me perfaqesues te tjere te rendesishem ne fushen e energjise deklaroi Berisha nga Mynihu ne lidhje me kete projekt energjetik. Berisha theksoi se ai kishte diskutuar edhe me partnere te tjere te Shqiperise ne projektet e perbashketa energjetike ku perfshiheshin edhe vende si Britania e Madhe dhe Australia. Sipas Kryeministrit me keta partnere ishte diskutuar per nevojen e investimeve ne Shqiperi te projekteve qe lidhen me energjine e rinovueshme sic eshte ajo e eres diellit etj. Shqiperia dihet qe eshte nje vend me potenciale serioze ne energjine e rinovueshme dhe une do tju them se nje nga qellimet e mia kryesore eshte te takoj perfaqesues te biznesit te interesuar per investime ne energjine ujore te eres gjeotermike dhe te diellit ne nje vend qe i ofron te gjitha keto ne sasi te konsiderueshme deklaroi Berisha. Ne kete kuader ai theksoi se kishte takuar biznesmene londineze dhe madje ministrin e Jashtem te Australise Kevin Rud ku ishte diskutuar per keto projekte dhe madje ishte vendosur nje axhende pune. Edhe Australia paraqiti interes per thellimin e bashkepunimit me vendin tone per cka do te krijohet dhe korniza e duhur ligjore. Ministri i Jashtem i saj Kevin Rud do te vizitoje muajt e ardhshem Shqiperine me nje perfaqesuesi te kompanive australiane te interesuara per te investuar ne Shqiperi. Rud theksoi se Australia si nje vend mik ofron nje pike te rendesishme mbeshtetje per vendet ne zhvillim te shpejte ne Azi deklaroi Berisha.