E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto vizita e pare e nje qeveritari shqiptar ne Libi pas renies se Gedafit

Ministri i Jashtem i Shqiperise do te takohet dhe me kreun e Keshillit Kombetar Tranzitor

Renia e regjimit te kolonel Gedafit ne Libi ka bere qe Tirana zyrtare te kete nevoje per rivendosje te kontakteve diplomatike me kete vend per te cilin duket se ka nisur nje etape e re. Ky mision duket se po realizohet aktualisht nga ministri i Puneve te Jashtme njekohesisht zevendeskryeministri i Shqiperise Edmond Haxhinasto i cili u nis dje per nje vizite zyrtare ne kryeqytetin e Libise Tripoli. Vizita e Haxhinastos behet e ditur se ka ardhur si rezultat i fteses zyrtare qe ai ka marre nga homologu i Libise Ashour Bin Khayal qe ne qeverine e re te tranzicionit te ketij vendi mban detyren e ministrit te Puneve te Jashtme dhe Bashkepunimit Nderkombetar. Takimi me i rendesishem i Haxhinastos ne kete vizite pritet te jete ai me kreun e Keshillit Kombetar Tranzitor Mustafa Muhammad Abd al-Jalil i cili eshte edhe funksionari me i larte i Libise pas renies se kolonel Gedafit. Sipas Ministrise sone se Jashtme ne qender te bisedimeve jane mundesite e reja te krijuara per zhvillimin e marredhenieve dypaleshe midis Republikes se Shqiperise e shtetit te Libise tashme ne kushtet e krijuara pas fitores se kauzes se lirise nga populli libian. Kjo vizite eshte e para qe zhvillon nje funksionar i larte i qeverise shqiptare ne shtetin e Libise pas fitores se revolucionit dhe rrezimit te regjimit diktatorial te kolonel Gadafit. Libia u vendos ne fund te vitit te kaluar ne qender te opinionit publik boteror si rezultat i perpjekjeve te popullsise se ketij vendi per ti dhene fund regjimit diktatorial.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›