E Shtunë, 31 Tetor 2026

KKT dhe KD e RTVSH balancim mes pozites dhe opozites

Diskutimi Drafti i ri komisioni nis punen me grupet e interesit

Komisioni Parlamentar i Medias ka detyrimin te hartoje ligjin e ri te medias audiovizuale. Nisur nga ky kusht prej kohesh jane caktuar si relatore te draftit dy deputetet Mark Marku i PD-se dhe Alfred Dalipi i PS-se. Te dy anetaret e Komisionit Parlamentar te Medias kane qene pjese e grupit te eksperteve per hartimin e draftit. Komisioni ka vendosur qe gjate kesaj jave te njihet me qendrimet e grupeve te interesit per draftin e ripunuar duke therritur keshtu te gjithe drejtuesit e mediave vizive qe operojne ne Shqiperi. Risia e pare eshte qe disa nga operatoret komerciale qe kane ngritur sherbimet e tyre dhe kane kryer investimet ne kete fushe do te cenohen nga pamundesia qe do te kene ne te ardhmen per shkak te kufizimit te frekuencave. E rendesishme eshte fakti se konsumatori do te kete nje kosto financiare pasi teknologjia dhe afatet e percaktuara nga Bashkimi Europian do te ndikojne te publiku dhe konsumatori duke ndryshuar tekniken e marrjes se sinjalit pra aparati televiziv nga nje periudhe e percaktuar ne ligj do te kete nje kosto per cdo shqiptar tha disa dite me pare Dalipi. Ndersa demokrati Marku u shpreh se ka nje ndryshim te formules se pronesise ne kuptimin qe u lejohet te gjitha bizneseve qe ne menyre te ligjshme te ushtrojne biznese private por edhe qe te kete kufizime p.sh. qe i njejti stacion televiziv kombetar te mos kete me teper se 20 ose 40 per qind te aksioneve ne media te tjera kombetare. Ky draft qe ka marre bekimin e eksperteve te njohur nderkombetar parashikon balancimin e institucioneve qe dikur jane quajtur KKRT dhe KD e RTVSH-se. Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA ish-KKRT sipas nenit 9 shprehet se ne cdo rast komisioni mban parasysh ruajtjen e balances se tre kandidateve te mbeshtetur nga mazhoranca tre te mbeshtetur nga opozita dhe nje kandidat i perzgjedhur me konsensus. Nese per kandidatin e fundit nuk arrihet konsensusi komisioni ben perzgjedhjen me short. Kandidatet i propozohen per miratim seances plenare. E njejta formule perdoret dhe per 11 anetaret e KD e RTVSH-se ku pese anetare ndahen ne menyre te barabarte mes pozites dhe opozites ndersa i 11-i ne rast se nuk zgjidhet me konsensus hidhet me short.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›