E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vitin e ardhshëm, Shqipëria merr Presidencën KiE-së

 Në Maj të vitit të ardhshëm, Shqipëria merr Presidencën e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke shënuar kështu  një ngjarje historike për vendin.

Prioritetet e kësaj presidence dhe në këtë kuadër, bashkëpunimi mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ishin tema kryesore e bisedës. Duke shprehur kënaqësinë për mundësitë e reja të bashkëpunimit, Mignon shprehu bindjen se Presidenca e Shqipërisë do të jetë një presidencë dinamike, aktive dhe ambicioze.

“Jam i impresionuar nga transformimet e jashtëzakonshme në Shqipëri. Jam shumë i bindur se gjatë presidencës së Shqipërisë, bashkëpunimi për prioritetet dhe objektivat do të jetë shumë i suksesshëm”, ka thënë Mignon, sipas Kuvendit të Shqipërisë. Biseda u ndal në prioritet e Presidencës shqiptare si pjesë e Platformës së kryesive të Trojkës së Komitetit të Ministrave, duke u fokusuar në: Reformën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; Forcimin e demokracisë lokale; Dialogun ndërkulturor, edukimi ndaj tolerancës, sfidat e të jetuarit së bashku.

Në takim u diskutua gjithashtu për veprimtaritë e caktuara për promovimin e vlerave historike e kulturore të kombit tonë. /Start/

                                                                                             2011-11-29 15:00
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›