E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, kontroll ministrive ne janar

Qeveria shqiptare do t’i nenshtrohet analizes me ardhjen e vitit te ri, ndersa Kryeministri Berisha pritet te marre pjese ne mbledhjet e disa ministrive per bilancin e vitit 2007. Prej disa ditesh, ne pjesen me te madhe te ministrive ka nisur edhe puna per hartimin e raportit te analizes se punes se tyre 12-mujore. Kjo procedure, qe analizon te gjithe sektoret e nje ministrie ne nje periudhe njevjecare, pritet te nxjerre edhe nje seri problemesh te ndeshura ne funksionimin dhe koordinimin e aktivitetit qeveritar.
Shkak per nisjen e analizave te punes eshte bere edhe kerkesa e Kryeministrit, sipas te ciles cdo ministri duhet te kete si axhende kryesore te punes se saj verejtjet e Progres-Raportit qe Komisioni Europian paraqiti pak jave me pare. Keshtu, Berisha pritet te “kontrolloje” edhe se sa seriozisht i kane marre ministrite dhe drejtuesit e tyre verejtjet e KE-se per funksionim e punes se tyre dhe sa progres eshte bere ne keto dikastere, duke u krahasuar me nje vit me pare.
Nga ana tjeter, ne muajin janar, analizat vjetore te cdo ministrie do te paraqiten edhe ne mbledhjen e qeverise. Progresi i vendit pergjate vitit 2007 do te jete nje nga kriteret kryesore, qe do te percaktoje edhe fatin e Shqiperise per antaresimin ose jo ne strukturat e NATO-s. Vitin e ardhshem do te mbahet edhe samiti i radhes se NATO-s ne Bukuresht, qe pritet te vendose nese Tirana meriton ose jo te marre ftesen e antaresimit ne kete strukture te rendesishme politiko-ushtarake. Nga ana tjeter, progresi i bere ne vend ndikon ne menyre te drejtperdrejte edhe ne ecurine e marredhenies se Shqiperise me Bashkimin Evropian.
Kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, ne fillim te muajit nentor u beri thirrje ministrave, qe te kishin si axhende te punes se tyre Progres-Raportin e Komisionit Evropian. Pas paraqitjes se ketij raporti, per ecurine e zhvillimeve ne Shqiperi pergjate nje viti, u la te kuptohej se nje pjese e ministrive ende nuk kishin zbatuar disa nga detyrat kryesore, qe do te ndihmonin vendin per integrim. Kjo thirrje e Berishes vjen e perseritur, pasi muaj me pare Kryeministri ka theksuar se integrimi duhet te jete axhenda kryesore e te gjithe qeverise.
F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›